Irena Gjoni: Ipaudhi i pa udhë

Sonte Ipaudhi ngeli i pa udhë
E këtu u lëkundën
rrënjët mijëravjeçare të Olimpit.

Vetëm hija e tij me sytë e mbyllur
skalitur në frymëmarrje Nimfe,
di nga i shkojnë e i vijnë…

E bartin në lutje shenjtorësh
Si një statujë pa formë,
Si një fjalë somnambul.

Po drita mungon të bëjë hije…
E Ipaudhi sonte ngeli i pa udhë …
Duke e rrëzuar Olimpin…