Irini Qirjako rrëfen tmerrin kur tre djem donin ta rrëmbenin në sy të burrit të saj…

Nuk janë të pakta rastet kur figurat e ndryshme publike, sidomos artistët të vihen në situata të sikletshme nga fansat e tyre, shpesh edhe deri në çmenduri.

I tillë ka qenë edhe rasti me këngëtaren e mirënjohur, Irini Qirjako.

Këngëtarja na rrëfen një moment aspak të këndshëm të vitit 1997.

“Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di. Njëri ishte me faqe të djegur por dukeshin o Zot qëkur i shikoje… dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”. “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.

Si? Të thonin në sy të burrit hajde këtu?

“Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel. Viti ’97 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport. Prej aty ika direkt për në Greqi tek njerëzit e mi”, tha Qirjako, kohë më parë./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA VDEKJA E DJALIT TE PËRPLASJA E VAJZËS QË ISHTE NË KARROCË, IRINI QIRJAKO RRËFEN MOMENTET MË TË VËSHTIRA TË JETËS

“Mjeshtrja e Madhe” Irini Qirjako ka folur për jetën e saj, fëmijërinë dhe momentet e vështira të cilat e kanë shoqëruar atë.

Që me vdekjen e djalit 3 ditë pas lindjes e deri tek përplasja e vajzës në karrocë. Ajo në Rtv Ora ndan me publikun një moment aspak të këndshëm me vajzën e saj 2 muajshe.

“Më kujtohet që goca ishte e vogël dhe e kisha në karrocë dhe shtëpinë time e kisha te rruga e Elbasanit dhe vjehrra ime ishte tek kinema “Agimi”.

Unë gjithë rrugës së Lanës me karrocë po shkoja tek vjehrra që të dilnim tek parku “Rinia”.Aty vjen një biçikletë, një çun i papërgjegjshëm dhe e përplas karrocën. Dhe goca ime bie përmbys…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult