Irma dhe Eranda Libohova: Këngë moj buçit në male… (teksti dhe kënga)

Të nderuara me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Libohovës, motrat Irma dhe Eranda Libohova tashmë janë ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqipe.

Të dyja këngëtare të famshme me origjinë nga Libohova, artiste të talentuara dhe të papërsëritshme, artiste origjinale të muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e tyre muzikore janë renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Këngë moj” e shkruar nga poeti Nehat S. Hoxha (1951-2017). Ai në fund të viteve shtatëdhjetë, shkroi këtë këngë, muzikën e së cilës e bëri kompozitori Musa Piperku ndërsa e këndoi Besnik Krajku.

Këngë moj ti shko merr dhenë
Kush ta ngriti ty folenë
Këngë moj na mbush me gëzime
Ne tek ti gjejmë ngushëllime
Hej..

Këngë moj buçit në male
Dhe barinjtë le të hedhin valle
Edhe qengjat le të blegërojnë
Kur bilbilat të këndojnë o hej

Këngë moj ti shko merr dhenë
Kush ta ngriti ty folenë
Këngë moj na mbush me gëzime
Ne tek ti gjejmë ngushëllime…

Këngë moj buçit në male
Dhe barinjtë le të hedhin valle
Edhe qengjat le të blegërojnë
Kur bilbilat të këndojnë o hej

Përgatiti: ObserverKult

————————————

Lexo edhe:

IRMA & ERANDA LIBOHOVA: KURRË S’E HARROJ… (TEKSTI DHE KËNGË)