Irma Libohova & Frederik Ndoci: Unë dhe ti (teksti dhe kënga)

Unë dhe ti jetojmë sot rininë
Bota s’është e qetë
Djersë e gjak e shkruajmë historinë
Jo, nuk jemi vetëm.

Kush jeton si ne, me zemër tek liria
Në të ardhmen tonë beson
Dhe kur jemi tok më dridhë gjithësia
Veç pranverë të mbjellim ndërkohë.

Unë dhe ti e falim dhe rininë
Për liri dhe jetë
Ditë për ditë e gdhendim historinë
Mbrojmë të vërtetën.

Se mbi bukurinë që mban vetë rinia
Ideali i jetës qëndron
Ndaj i zgjojnë mall dhe lot dashurie
Kush rininë atdheut dhuron.