Kënga “Më dhe dritë nga syri yt” e kënduar nga Irma Libohova, për herë të parë u interpretua në edicionin e 18-të të festivalit të RTSH-së, me tekst të Arben Dukës dhe muzikë të Agim Krajkës.
Kaltëron ky qielli ynë
I qeshur vendi me lastare e gjeth
është veshur plot me fllad edhe me erë
Pranverë, o mbi pranverë
Moj pranverë e vendit tim
Ke ngritur shtatin dhe mendimin tonë
Ke rritur linde ti atë nëntor
Binjake me lirinë
Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,
Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,
Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj,
Ndaj gjer në shekuj të dashuroj
Gjer në qiell të jehojë
Gjithë bota këngën time ta dëgjojë
Sa e lumtur jam o që jetoj e punoj
Në këtë pranverë
Kaltëron ky qielli ynë
I qeshur vendi me lastare e gjeth
është veshur plot me fllad edhe me erë
Pranverë, o mbi pranverë
Ti më dhe gjak nga gjaku yt të jetoj,
Ti më dhe dritë nga syri yt të shikoj,
Ti më dhe zë nga zëri yt të këndoj,
Ndaj gjer në shekuj të dashuroj
Gjer në qiell të jehojë
Gjithë bota këngen time ta dëgjojë
Sa e lumtur jam o që jetoj e punoj
Në këtë pranverë
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
IRMA LIBOHOVA & BASHKIM ALIBALI: AH, KJO JETË GËNJESHTARE…(TEKSTI DHE KËNGA)
Në një tavernë të vjetër
Me ty unë po vallëzoj
Mes ritmit edhe zhurmës
Një tjetër po mendoj.
Hopa-hopka ti me mua
E unë me ty lodroj
Më pyete “a të dua”
Dhe unë them “të dashuroj”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult