Pas 40 vjet karrierë në muzikë, Irma Libohova vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me krijimet e saja artistike.
Me zërin e vlerësuar dhe me stilin e saj unik, Irma Libohova mbetet ikonë mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite.
Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur të këngëve, ku nuk mungojnë pjesëmarrjet dhe çmimet në festivale të ndryshme.
Në vazhdim, të kënduar nga Irma Libohova, po ju sjellim “Nën një portokalle, moj…”, një nga këngët më të pëlqyera qytetare vlonjate.
Nën një portokalle moj
të ndala unë ty,
lulet e limonit moj
të binin në sy.
Ngrite kokën lartë moj
se më dogji malli,
vinte gusha jote moj
aromë portokalli.
Rrinim ne të dyja moj
në një portokalle,
përmbi kokat tona moj
lulet hedhnin valle.
Ngrije kokën lartë moj
se më dogji malli,
vinte gusha jote moj
aromë portokalli.
KËNGËN MUND TA DËGJONI DUKE KLIKUAR KËTU
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
IRMA LIBOHOVA: KA FJALË QË SHPIRTIN TA LËNDON… (TEKSTI DHE KËNGA)
Ishim bashkë unë dhe ti
si dy zogj e si dy ëndrra
kishte në zemrat tona
plot një det me dashuri
ishim bashkë unë dhe ti
si dy zogj e si dy flutura
kishte në zemrat tona
plot një det me lumturi.
Ka në jetë një mbrëmje
që gjithë yjet ty t’i fal
ka një çast që diellin ta dhuron
ka nëpër fjalor
fjalë zemre mijëra fjalë
vetëm se ka dhe ndonjë fjalë
që shpirtin ta lëndon.
Pë tekstin e plotë, kliko KËTU