Irma Libohova: Nesër vallë si do të jetë… (teksti dhe kënga)

Me këngën “Horoskop 92” Irma Libohova, mori pjesë, në edicionin e 30-të të Festivalit të RTSH-së. Tekstin e këngës e shkroi Agim Doçi dhe muzika u realizua nga Pirro Çako.

Fatin tim un’e dëgjoja,
Çdo mëngjes në horoskop,
Dhe qiellin lart më kot vështroja,
Asnjë yll s’gjeja dot.

Shenja ime ishte lart,
E zhdukur e kërkoja nëpër natë,
Kish humbur, asnjë gjë nuk kisha
Veç ëndrra të brishta vajze.

Shpesh un’ them me veten time
Jo s’kam fat në horoskop,
A mos ësht faj i një ditëlindje
Nuk e di, mbase po, e shkruar ësht’ në yllësi
Ndaj trishtimin tutje un’ e hodha
Dhe e lumtur do t’jem
Ndoshta një dit’ do t’ndizet,
Valël sekretin e kam
Tek zoti i madh në Yje.

Horoskopin dëgjojmë, horoskopin dëgjojmë,
Ora tetë pa pesë fatin tonë kërkojmë
Edhe pse tjetra vjen
Ne kaluam më shpejt, ne tek ty shpresojmë
Ne tek ty shpresojmë, koha ikën gjithçka
Pse s’ma thua ne sy, horoskopi ynë 92′
Na ra na na na na…


Horoskopin dëgjojmë, horoskopin dëgjojmë,
Ora tetë pa pesë fatin tonë kërkojmë
Edhe pse tjetra vjen
Ne kaluam më shpejt, ne tek ty shpresojmë
Ne tek ty shpresojmë, edhe pse çdo njëri
Nesër vallë si do të jetë, nuk ësht’ më sekret…

ObserverKult

Irma Libohova - më dhe dritë nga sytë e tu

Irma Libohova është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur.

Mbi 40 vite karrierë muzikore, ajo pohon se kanë kaluar pa e kuptuar, por thekson se vazhdon akoma punën me shumë vëmendje në çdo projekt muzikor të ri.

Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme.

Mes tyre veçojmë këngët si: “Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike etj.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

IRMA LIBOHOVA: UNË KAM NË TY GJITHË DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)

Unë isha e para
Që frymën të dhashë
E para isha që të këndova
Belbëzimet e tua i kisha poezi
Gugatjet e tua
Ishin nota e melodi

Unë kam në ty
Gjithë dashurinë

Nën tingujt e butë që zëri nënës
Gjithë mirësinë në to e fal
Ti u bëre burrë
Po për mua do t’mbetesh
I vogli e i madhi djalë.

Kam emocione
Më lexohen në sy
Dëshira ime
Nuk është më një ëndërr
Kështu kam dashur
Të të shoh unë ty
Djalin e rritur
Të veshur sot dhëndër…

*Tekstin dhe këngën mund ta gjeni KËTU