Irvin D. Yalom: A mbani edhe ju zi për jetën, që nuk e jetuat kurrë?

Foto ilustrim

Nga Irvin D. Yalom

“… A e keni jetuar jetën tuaj? Apo jeni jetuar prej saj? A e keni zgjedhur? Apo ju ka zgjedhur? A e keni dashur? Apo keni ndjerë keqardhje për të?

Kjo është ajo që dua të them, kur ju pyes nëse e keni konsumuar jetën tuaj? A e keni përdorur?

E kujtoni atë ëndrrën, në të cilën babai juaj qëndronte i pafuqishëm, duke u lutur, ndërsa një fatkeqësi ishte duke i ndodhur familjes suaj? A nuk jeni edhe ju si ai? A nuk qëndroni edhe ju i pafuqishëm, duke mbajtur zi për jetën, që nuk e jetuat kurrë?…”

*Shkëputur nga libri “Kur qau Niçja” i Irvin D. Yalom

ObserverKult


Lexo edhe:

ASNJËHERË MOS E PRETENDO NJË DASHURI TË CILËN NUK E NDJEN VËRTETË…

ObserverKult ua sjell disa thënie të autorëve të ndryshëm:

I urryer është për mua, aq sa portat e ferrit, ai njeri që fsheh në zemrën e tij diçka ndërsa me fjalë thotë diçka tjetër./ Homeri

Gabimet, mbi të gjitha, janë bazament i së vërtetës dhe nëse dikush nuk e di se çfarë është një gjë, është një përparim në njohje nëse të paktën arrin ta dij se çka nuk është./ Carl Gustav Jung

Sa më e pa jetuar jeta, aq më i madh është ankthi i vdekjes. Sa më shumë që dështoni për ta provuar plotësisht jetën, aq më shumë do t’i frikësoheni vdekjes./ Irvin D. Yalom

Asnjëherë mos e pretendo një dashuri të cilën nuk e ndjen vërtetë, sepse dashurinë ne nuk mund ta komandojmë./ Alan W. Watts

Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është fajtor; pohimet për faj kolektiv janë mbrojtja më e mirë e mundshme kundër gjetjes së keqbërësve dhe justifikimi më i mirë për ata që nuk bëjnë asgjë./ Johanna “Hannah” Arendt

Në pasionin e parë, gruaja e dashuron të dashurin. Në të gjitha pasionet e tjera ajo e dashuron vetëm dashurinë./ George Gordon Byron

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult