Isak Njutoni parashikoi se fundi i botës do të jetë në vitin 2060

Përgjatë historisë, ka pasur kultura dhe fe të ndryshme që specifikojnë skenare të caktuara të “fundit të botës”, shpesh të shoqëruara me një datë. Shumë data kanë kaluar pa ndodhur gjë, më e fundit ishte në vitin 2012, e cila sipas kalendarit Maya u konsiderua si dita e fundit e njerëzimit. Ekziston një listë e gjatë skenarësh të fundit të botës të paraqitura nga kultura të ndryshme, shumica e të cilave janë shkruar para Krishtit.

E përbashkëta e këtyre skenarëve është fakti se bazohen në besime, asnjëri nuk ka një arsye të fortë, se pse saktësisht botës do t’i vijë fundi. Çdo ngjarje që ishte parashikuar në njëfarë mënyre brenda historisë moderne, ishte me përdorimin e matematikës, që padyshim është mjeti i evolucionit teknologjik.

Ekziston një teori e “fundit të botës”, që nuk bazohet në besime, por në matematikë. Personi që doli me këtë teori nuk është askush tjetër, veç Isak Njutoni, një nga matematikanët më të mëdhenj në histori.

Përveçse i famshëm për krijimin e ligjeve të fizikës, shtylla e shkencës moderne, ishte personi që krijoi llogaritjet, diçka që e përdorim në përditshmëri.

Pse 2060?

Teoria nuk është legjendë e vjetër, ajo është e shkruar në një copëz letër nga Isak Njutoni dhe mban datën 1704.

[…] Përveç ekuacioneve matematikore, në fund të faqes, ka 7 pika që thjeshtojnë arsyen se përse bota do të përfundojë në vitin 2060. Nuk ishte vetëm matematika, por lënda bazë e “Libri i Danielit” që e nxiti të arrinte këtë teori.

“Libri i Danielit” (i njohur gjithashtu si “Profecia e Danielit”) është testamenti më i vjetër i krishtërimit që fokusohet në hapat e parë të njerëzimit nga këndvështrimi fetar.

Po ashtu, libri ka një fokus të fortë tek apokalipsi biblik dhe si mund të ndodhë kjo. […] Në këtë botë, termi “fundi i botës” ka shumë kuptime por Njutoni me fundin e botës nënkupton diçka ndryshe nga ajo që shumica e njerëzve i referohen si fundi i botës.

Shumica e përkufizojnë atë si fundin e ekzistencës ose fundin e njerëzimit tonë, pra të gjithë vdesim. “Fundi i botës”, të cilit i referohet Njutoni në teorinë bazuar në “Librin e Danielit” është se kjo do të ndodhë kur të rikthehet Jezusi dhe të sjellë paqe, Duke sunduar edhe për një mijëvjeçar.

Jezusi do të ndëshkonte ata që kanë korruptuar krishtërimin për përfitimet e tyre personale, duke na mësuar të jetojmë në harmoni. Ata që e kundërshtojnë, do të përballen me zemërimin e tij. Ata që e përqafojnë, do të përballen me dashurinë e tij.

Bazuar në besimet dhe matematikën e Njutonit, bota do të përfundojë 1260 vjet nga themelimi i Perandorisë së Shenjtë Romake. Perandoria e Shenjtë Romake u themelua në vitin 800, kështu që nëse bëhen llogaritë shohim se ajo përputhet. Arsyeja pse u zgjodh formimi i Perandorisë së Shenjtë Romake mund të gjendet brenda “Librit të Danielit”.

Shkenca dhe feja

Një nga argumentet më të vjetra në këtë Tokë është se shkenca dhe feja, nuk shkojnë paralelisht. Atëherë pse mendja më e ndritur e shkencës në histori beson te feja? A ka të drejtë Njutoni?

Në këtë teori kemi një kombinim të matematikës me fenë, llogaritjet profetike të Njutonit përshkruajnë mentalitetin e tij, duke treguar jo vetëm besimin në shkencë dhe fe, por duke i parë ato të bashkohen si dy gjëra që mund të plotësojnë njëra-tjetrën, transmeton ‘konica.al’.

Nga shumë kritikë bashkohorë është përshkruar prej shekullit të 17-të, se puna shkencore e Njutonit është shumë përpara kohës së tij, pasi ata që do ta lexonin, do ndiheshin sikur po lexonin një profeci të vërtetë për një botë që u dukej vetëm si fantazi, pasi nuk ishin në gjendje ta kuptonin atë.

Për shumicën e shkencëtarëve, feja mund të duket si fantazi sepse nuk e kanë studiuar atë në thellësi. E njëjta vlen edhe për ekstremistët, që nuk besojnë as në shkencë e as në teknologji.

Pra, është thjesht një rreth vicioz ku njerëzit mbyllen në besimet e veta pa u shqetësuar të shohin nga një këndvështrim tjetër.

A ka të drejtë Njutoni, për këtë teori?

Vetëm koha do ta tregojë, por pjesa dërrmuese e punës së Njutonit, si ajo mbi baza teorike, ashtu edhe ajo praktike është e saktë dhe e besueshme gjë që na bën të besojmë se Njutoni ka të drejtë.

Nuk është vetëm teoria e Njutonit, por mënyra se si po jeton dhe sillet shoqëria jonë, që na bën të mendojmë se fundi është afër.

Edhe gjenerata e parë e inteligjencës artificiale, në një projekt MIT, në 1973, kishte parashikuar se bazuar në zakonet tona, botës do t’i vijë një lloj fundi këtë shekull.

Vërtet po evoluojmë nga këndvështrimi teknologjik, por kur bëhet fjalë për aspektin social, shoqëria po degjeneron si qenie njerëzore shumica prej nesh po harrojnë se çfarë është të qenit njeri.

Nëse nuk zbret Jezusi për ta zgjidhur, atëherë kjo botë, përfshi popullsinë në një mënyrë ose në një tjetër do të digjet gjatë këtij shekulli. Nuk e kemi fjalën për djegien në flakët e ferrit, por djegien nga armët e shkatërrimit në masë. 

Ndoshta kësaj i referoheshin testamentet gjatë gjithë kohës, kur thoshin të digjesh në flakët e ferrit. Më pëlqen të besoj edhe në shkencë, edhe në fe, edhe nëse nuk jam shumë fetar, koha do ta tregojë, por deri atëherë shpresojmë t’ia dalim deri në vitin 2060.

——————————-

LEXO EDHE:

KISHA QË U RRËZUA NGA ENVER HOXHA DHE NË VEND TË SAJ U NDËRTUA NJË BUNKER

ObserverKult