Ish-ministri zbulon kërkesën e fundit të Kastriot Myftaraj

Ish-ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani ka treguar bisedën e fundit me analistin Kastriot Myftaraj i cili, siç u tha, u vetëhodh nga dritarja e katit të katërt dy ditë më parë.

“Kastriot Myftari ishte paditur në gjyq nga Edi Rama. Pak kohë më parë më shkroi në whatsapp ku më kërkoi ta përfaqësoja si avokat. Nuk munda ta përfaqësoj sepse ndër të tjera po merresha me një operacion gjuri.

Por Kaçi shkoi në atë botë edhe si i paditur nga Edi Rama. Kam idenë se është edhe sot pas vdekjes, i paditur… ”, shkroi Manjani, transmeton ‘insajderi’.

Kastriot Myftaraj ndërroi jetë paraditen e së enjtes, pasi siç u tha u vetëhodh nga kati i katërt i banesës ku jeton.


NDRIÇIM KULLA RRËFEN TELEFONATËN ME KASTRIOT MYFTARAJN DY ORË PARA SE TË NDËRRONTE JETË: “KISHTE FRIKE SE…”

Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vet ëvr asjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën “Ali Demi“.

Në një intervistë ekskluzive për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt. I cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vri s nin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur.

Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?

Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfarë do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU