Nga Teresa Wilms Montt
Jam Teresa Wilms Montt dhe, megjithëse linda njëqind e ca vjet para teje, jeta ime nuk ishte aq e ndryshme nga jotja. Duke qenë se pata fatin të jem grua, provova sa e vështirë është të jesh e grua, në këtë botë, gjë që ti e di mirë, nëse je grua.
E kam përjetuar vrullshëm çdo frymëmarrje dhe çdo moment të jetës sime. E, megjithatë, bëra lart, si grua.
U përpoqën të më shtypnin, por nuk ia dolën dot.
Kur ma kthyen shpinën, u tregova fytyrën.
Kur më lanë vetëm, u tregova e përzemërt dhe i shoqërova.
Kur deshën të më vrisnin, u dhashë jetë.
Kur deshën të më mbyllnin brenda, u bëra më e lirë.
Kur më deshën pa dashuri, u dhashë edhe më shumë dashuri.
Kur u përpoqën të më mbyllnin gojën, e ngrita zërin edhe më shumë.
Kur më goditën, u ktheva përgjigje.
Kam qenë kryqëzuar, e vdekur dhe e varrosur, nga familja dhe shoqëria.
Kam lindur njëqind e ca vjet para teje, por e shoh se, edhe ti je njësoj si unë.
Unë jam Teresa Wilms Montt dhe nuk jam aspak e përshtatshme për të qenë një zonjë».
Në shqip nga: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
VITTORIO SGARBI, HETOHET PËR VJEDHJEN E NJË VEPRE ARTI
Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, është nën hetim për vjedhje të pasurisë kulturore. Lajmin e bëri të ditur fillimisht “Il Fatto Quotidiano”, sipas të cilës hetimi lidhet me një pikturë që i atribuohet Rutilio Manetti-t, e vjedhur nga Kështjella e Buriasco-s në 2013, e cila është rishfaqur në Lucca në vitin 2021 si “e pazbuluar më parë” dhe në pronësi të Vittorio Sgarbit.
Vetë Sgarbi ka hedhur poshtë çdo pretendim:
“Edhe një herë Il Fatto gënjen, duke përdorur informacione konfidenciale krejtësisht të panjohura për mua dhe avokatin tim. Nuk kam marrë asnjë njoftim për hetim. Nuk di si mund të hetohem për një vjedhje që nuk e kam bërë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult