Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC, i madhi Robert Radoja ka treguar fillimet e tij në Pallatin e Pionerëve.
Ai ka thënë se në fillim mezi e pranuan pasi ishte nga Shkodra, por që më pas zbuloi fëmijë që sot janë emra të mëdhenj, si Yllka Mujo, Suzana Turku, Adrit Gjebrea, Inva Mula dhe shumë të tjerë.
“Mbas mbarimit të shkollës me ca manovrime se ishte shumë e vështirë që të qëndroje në Tiranë, se kisha ardhur nga Shkodra. Nuk mjaftonte puna. U rregullua me ca mënyra, më ndihmuan shumë dhe vendosa që pjesën më të mirë të jetës sime ta kaloja mes fëmijëve shumë të talentuar.
Unë nuk zbulova talentet, ata ishin. Unë e bëja me shumë pasion atë punë. Ndër të parat, kanë qenë Yllka Mujo, Suzana Turku, Dorian Nini e shumë të tjerë, sidomos Yllka Mujo ka pasur shkëlqyer atëherë.
Pastaj erdhën shumë të tjerë. Faktikisht, prej aty kanë dalë shumë talente. Zana Frashëri, Alqi Boshnjaku, Ardit Gjebrea, Inva Mula, nga ata të fundit ka dalë edhe Ermonela Jaho dhe shumë të tjerë. Unë kam lidhje sot me 125 adresa, të këtyre fëmijëve të atij që dikur quhej Pallati i Pionerëve dikur”.
Më tej, Radoja shtoi se pas disa kohësh ia rregulluan lejen dhe kështu vazhdoi jetën derisa u bë me fëmijë.
“Unë nuk kisha shtëpi se isha pa leje në Tiranë. Unë jetoja në katin e dytë. Mandej, u rregullua leja, pasaportizimi, mora prindërit, u martova dhe lindi dhe një fëmijë aty që sot është në Gjermani”./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ZBULOHET MOMENTI SI E ARRESTOI SKUADRA E REGJIMIT TONIN GURAZIUN: ROBERT RADOJA I FSHEHU VEPRAT E TIJ PAS XHAKETE
Zv.dekania dhe shefja e Katedrës së Pianos, Merita Rexha ka bërë një rrëfim për pianistin e parë shqiptar, Tonin Guraziun në emisionin “Pas Mesnate”.
Ajo ka ndarë shumë detaje rreth tij. Veçanërisht është ndalur te arrestimi duke treguar një episod të rrëfyer nga profesor Robert Radoja. Kjo në momentin që Guraziut iu vendosën prangat.
Rexha ka zbuluar se Guraziu bëri një koncert në moshën 90-vjeçare. Dhe luajti në piano në mënyrë virtuoze.
“Një nga gurët e themelit të shkollës sonë shqiptare të pianos në Shqipëri. Për fat të keq jeta e tij rrodhi në mënyrë shumë dramatike. Ai pikërisht në ambientet e shkollës sonë u arrestua.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult