Jennifer Lopez ka anuluar shtatë koncerte, nuk dihet pse

Jennifer Lopez, këngëtarja e cila i ka rezistuar kohës me zërin dhe stilin e saj të veçantë ka anuluar shtatë koncerte pa dhënë as edhe një shpjegim.

E fansat janë deklaruar se anulimet kanë ndodhur me gjasë për shkak të shitjes së paktë të biletave, sidomos në Nashville, Raleigh, NC, Atlanta, Tampa, Fla dhe New Orleans, pas albumit: This is Me …Now”, i cili album është lansuar pak ditë më parë.

Të shtatë koncertet ishin planifikuar të mbahen me 20 deri 31 gusht të këtij viti. Organizatori i eventeve ka treguar për anulimet por nuk ka shpjeguar më shumë arsye se pse ka ndodhur kjo. /pagesix

ObserverKult


frederico garsia lorca shoh teatri

Lexo edhe:

FEDERICO GARCIA LORCA: A DO T’MË DUASH PËRSËRI…

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Unë shqiptoj emrin tënd
Gjatë netëve të errëta
Kur yjet zbresin e vijnë
Në hënë ujë për të pirë
Kur degët po flenë
Të fshehura në gjethe.
Dhe unë i zbrazët ndihem
Për dashuri dhe muzikë.
Orë e çmendur që këndon
Orë të vdekura të lashta.
Emrin tënd shqiptoj unë,
Në këtë natë të errët,
Dhe emrin tënd dëgjoj
Më larg se kurrë.

Poezinë e potë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult