Ishe vogëloshe…isha mituri, poezinë e Lasgushit e këndon Ema Bytyqi (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni të kënduar nga Ema Bytyqi, këngën “Isha vogëloshe”, me poezi të Lasgush Poradecit.

LASGUSH PORADECI: ISHE VOGËLOSHE…ISHA MITURI…

Ishe vogëloshe…isha mituri…
Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perëndimi me të vagëlluar
Pa m’i shtire tinës ata syt’ e shkruar.

Ata syt’ e shkruar, sytë moj të fjetur,
Shtatë vjet me-radhë t’i kam përshëndetur.

Kur më pe së pari, more-e m’u largove,
më pe së dyti, more-e m’u afrove,
Kur më pe së treti, more-e më pushtove,
Të putha në gushë, ti m’u turpërove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.

*

Ema Bytyqi ka lindur në Prishtinë në vitin 1983. Ishte pjesëmarrëse e shumë festivaleve dhe krijuese e shumë hiteve, por ka kohë që është tërhequr nga jeta publike.

Sidoqoftë ua kujtojmë disa prej hiteve të saj:

Në qershor 2001, merr pjesë në Polifest 2001 me këngën “Në Ëndërr”, ndërsa në dhjetor 2001 në Festivalin e 40-të në RTSH me këngën “Sy gënjeshtar”.

Në tetor 2003, publikon videoklipin “Më ka marr malli”, për orkestrimin u kujdes Adrian Hila. Një muaj më vonë merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën “Ku je ti”. Ema Bytyqi publikon videoklipin “Sonte mos mendo” në dhjetor 2004, për orkestrimin u kujdes Adrian Hila.

Përgatiti T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

“LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”

vala poezi nga lasgush popradeci

Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:

Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.

Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit. Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonët që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU