“The Guardian” i ka bërë homazh këtë të hënë Ivan Moscovich. Ai konsiderohej një legjendë në botën e enigmave dhe lojërave për të cilat duhet ta vrisje pak mendjen.
Ai ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 96-vjeçare. Ivan kishte prindër hungarezë, por ishte lindur në Novi Sad më 1926. Jeta e tij ka qenë e trazuar pasi u dërgua në kampin e Auschwitz nga nazistët.
Moschovich mbahet mend si një virtuoz i lojërave dhe kuize-ve.
Ai është një nga autorë më të shitur të librave me enigma.
“Libri i madh i lojërave të mendjes” u shi rreth gjysmë milioni kopje.
Më poshtë vijnë disa prej tyre të marra nga libri i tij.
1. Ishte e para pula apo veza?
Zgjidhja: Veza.
Shpjegimi: Ju nuk e specifikuat llojin e vezës. Sigurisht që ka pasur vezë përpara se të kishte pula, vezë dinosauri, për shembull.
2. Si mund të ndërtoni një shtëpi që ka një dritare në të 4 muret, por çdo dritare të ketë pamjen nga jugu?
Zgjidhja: Ndërtojeni në Polin e Veriut
ObserverKult
Lexo edhe:
“BEDRIUT DO T’JA PRESIM GJUHËN”, TORTURAT DHE ENIGMA E ELEMINIMIT FIZIK TË TUK JAKOVËS
Dashnor Kaloçi
Memorie.al publikon letrën e panjohur e ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Byrosë Politike e Sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH_së, Bedri Spahiu, dërguar komandantit të Burgut 303 në Elbasan, Hysen Kapllanaj (ku të dënuarit politik punonin për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos), lidhur me trajtimin që u bëhej të burgosurve nga ana e komandës dhe e vetë shtetit. Ku nuk zbatoheshin as ligjet që ata vetë kishin hartuar, si dhe presionet psikologjike që i bëheshin Bedri Spahiut nga ana e komandantit të atij kampi, që ishte shprehur para gjithë të dënuarëve, se: “Bedriut do t’ja presim gjuhën”, etj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult