Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka treguar pengun e tij me ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzo, i cili ndërroi jetë në një spital në Itali.
Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Shanaj tha se Fejzo i kishte kërkuar në gusht që t’i bënte mikut të tij një pikturë portret, ndërsa ai tha se e kishte shtyrë për shkak të situatës me koronavirusin.
Teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Fejzos në kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm, Shanaj tha se veprat e tij janë të mëdha.
“Një figurë komplekse, që lëshonte mirësi. Veprat e tij janë të mëdha. Është një galeri e madhe e karaktereve të imazheve. Ishte mjeshtri i imazhit, kryemjeshtri i miqësisë. Ai është një ndër figurat emblematike të ekranit shqiptar. Tërheqja e tij në ato kohë ku propaganda ishte e ashpër, ishte se Muhaerremi kishte dy motra të martuara në Itali. Ai nuk pati kurrë një mllef, revansh. Ishte i lidhur me artin në mënyrë më fantastike. Jo vetëm si skulptor dhe piktor, është unikal në ekranin shqiptar. Burrë i ditur, i dashur, shumë i mirë.
Muharremi nuk është njeri që ka bërtitur për këtë atmosferë, por ishte burrë i ditur. Kur merrte një punë Muharremi, do të quhej mësonjëtorja e tij. Ai dinte të ndërtonte, ishte muzikant, piktor, dramaturg, njeriu i fjalës së ëmbël. Më mbetet peng gushti i fundit i këtij viti kur ishte në Pogradec. Kishim miqësi familjare.
Kërkoi që të më bënte një portret. Më tha dua ta bëj një portret. I thash; “aman se kohë covidi, e shtyjmë”. Se dija që ai do të ishte gushti i fundit me Lemen. Kishte freski, kishte një imazh, kishte energji. E kam peng këtë dëshirë të tij që ai donte të më bënte një porter një pikturë, dhe do e kisha sot në shtëpi.
Njeriut i mbeten pengje në jetë. Ai ishte njeri i kompletuar. Ai ka shkruar një libër për jetën e tij. E shkruar me një gjuhë të thjesht, e konkrete. Vetëm një përshkrim të detajuar të kujtimeve të veta. Muharrem Fejzo ka pasur një jetë interesante, plotësoi krejt ëndrrën e tij. Mllefi i tij ishte krijimtaria, filmi, skulptura, njeri i pashtershëm. Dukej se kishe të bëje me një burrë 60 vjeçar dhe jo 87-vjeçar. Ishte burrë vital.”, tha Shanaj.