Ishte vetëm 5 vjeç, aktori ende paguhet për rolin e tij të vogël në filmin “Titanic”

Një aktor fëmijë, i cili luajti një rol të vogël në filmin klasik “Titanic”, ka zbuluar se ai ende paguhet për rolin e tij në filmin i cili u shfaq premierë 25 vjet më parë.

Reece Thompson, tani një drejtor marketingu digjital në Utah, luajti rolin e një pasagjeri irlandez të klasit të tretë në hitin e James Cameron të vitit 1998 kur ai ishte pesë vjeç.

Ai u shfaq në një skenë tragjike dhe të paharrueshme ku anija po mbushej me ujë. Ndërsa personazhi i Reece-it, motra dhe nëna e tij shihen të shtrirë në kabinën e tyre në pritje të vdekjes pasi nuk arritën të zinin një vend në një nga varkat e shpëtimit.

Reece thotë vetëm një frazë në film: “Çfarë do të bëjmë, mami?”.

Nëna i përgjigjet: “Po presim që të fusin njerëzit e klasit të parë në gomone, pastaj do të na marrin neve. Duhet të jemi gati, dakord?”.

Në lidhje me rolin e tij, ai tha për një televizion australian se ende merr përqindjen e tij nga ky film.

“Akoma më vijnë çeqet, është e vërtetë. Por, kam disa vite që nuk e kam përditësuar adresën time, kështu që paratë nuk i kam marrë.

Më shumë interesoheni ju (gazetarët) për këtë sesa vetë unë”, thotë Thompson./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

A KISHTE VEND EDHE PËR JACK TE DERA? MË NË FUND, DEL E VËRTETA MBI FUNDIN E FILMIT “TITANIC”

Titanic”është një nga filmat më të vlerësuar të të gjitha kohërave. Ky film ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e miliona shikuesve.

Kjo falë një prej historive më të paharrueshme të dashurisë të parë ndonjëherë në kinema.

Askush nuk dyshon në cilësinë e vetë filmit. Por që nga viti 1997 ka një debat pa fund, i fokusuar në fundin e këtij filmi.

Me një pyetje shumë të qartë që të gjithë i kemi bërë vetes. A kishte vend edhe për Jack te dera?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult