Agripe është rikthyer në Butrint pasi ishte vjedhur dhe ndodhej në Greqi.
Auron Tare, themeluesi i Parkut Kombëtar të Butrintit ka rikthyer edhe njëherë ngjarjen e 19 viteve më parë, kur në Butrint u rikthye busti i Agripes, i cili ishte vjedhur në vitin 1991 dhe ndodhej në Greqi.
“Rikthimi i Agripes në Butrint Maj 2003.
Falë përpjekjeve të shumta të Ministres së Kulturës Arta Dade dhe negociatave me Qeverine Greke, u bë e mundur që këto buste të riktheheshin në shtëpi. E kujtojmë këtë ngjarje si një përpjekje tërësisht e autoriteteve shqiptare, për të rikthyer trashëgiminë e vjedhur në Butrint pas rënies së komunizmit”, shkruan Tare.
ObserverKult
Lexo edhe:
“JA PSE SHQIPTARËT KANË SUKSES KUR LARGOHEN NGA ATDHEU?”
Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames. Një amerikani me origjinë shqiptare i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fotografinë amerikane.
Duke e pasur pikënisjen nga ky rast, por dhe qindra të tjerë, Tare ngre pyetjen se si ka mundësi që shqiptarët kanë një sukses të madh në profesionet e tyre. Në momentin që largohen nga Atdheu.
“Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji. Energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore”, shkruan mes të tjerash Tare.
Postimi i plotë:
Pse shqiptarët bëjnë mirë kur largohen nga Atdheu? Këto pyetje kanë qenë me mua për një kohë të gjatë pasi kam gjetur gjatë udhëtimeve të mia ndikimin e shqiptarëve individualë nëpër botë.
Nga Sudani në Mekë, Perandoria Osmane në Itali, Egjipt dhe shtetin pirat të Magrebit, dhe së fundmi deri në zemër të SHBA-së në DC kam gjetur individë shqiptarë që jo vetëm kanë pasur sukses në zanatet e tyre. Por kanë lënë pas një kontribut të madh në brezat që do të vijnë.
Duket sikur në momentin që dalim nga malet tona shpërthejmë me energji, energji e cila na çon nëpër hapësirën e madhe të perandorive botërore, ku disa gjejnë shtigje për të lundruar drejt qendrave të ngjarjeve.