Ismail Ismaili: Albert Gjika dhe çështja shqiptare

Që në fillim nxëniet e mia mbi letërsinë që i mora në shkollën fillore dhe të mesme, më nxitën kureshtjen të mësoj më shumë për familjen e famshme Gjika. Mbeta shumë e kënaqur kur në Arkivin Shtetëror të Kosovës, hasa në disa faksimile që flitnin për një anëtar të kësaj familje dhe më këtë rast më shtyri dëshira e vjetër që të futem në hulumtime më të thella. Kjo ndodhi derisa isha duke shikuar dokumente në Fondin e Arkivit të Vjenës dhe të Bonit që përfshijnë korrespondenca dhe dokumente me vlerë të cilat flasin për ngjarjet e viteve 1800 deri më 1912. Aty ndodhen korrespondenca të konsujve të Vjenës, Bonit dhe të Parisit të cilët ishin të vendosur në Shkodër dhe në Prizren.

Nga Ismail Ismaili

Përveç këtyre korrespondencave kam takuar edhe dokumente të shumta që flasin për ngjarjet e ndryshme shoqërore mbi Shqipërinë në përgjithësi, e me theks të veçantë për Vilajetin e Kosovës. Prandaj, në mesin e këtyre dokumenteve më rastisi të has në letrat e dërguara nga Princi Albert Gjika, në adresë të Dervish Himes dhe të Nikolla Naços, çfarë me shtyri të përqendrohem në hulumtim të mëtutjeshëm dhe të nxjerr në dritë atë thesar dokumentesh që ruheshin në Arkivin Shtetëror të Kosovës.

Këto korrespondenca dhe shkrime gazetash bëjnë të mundur që të mësojmë më shumë për veprimtarinë e Princit Albert, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, në atë periudhë të valimeve  të shumë ngjarjeve që lidheshin me fatin e popujve të Ballkanit e në veçanti të shqiptarëve. Për ta ndriçuar më mirë figurën e këtij veprimtari, hulumtova, përmes internetit dhe përmes lidhjeve që kanë arkivat në mes veti, në ueb faqen e Arkivit të Bukureshtit ku gjeta një histori që flet për Familjen Gjika në përgjithësi dhe aty zbulova namin e bijve dhe bijave të kësaj familjeje me prejardhje shqiptare, nga viset e Maqedonisë së sotme. Nga kjo familje pati burrështetas apo thënë ndryshe princa që kontribuuan në Moldavi dhe Rumani, me shekuj. Dhjetë princat e njohur të familjes Gjika, ju bënë një shërbim të pashoq këtyre viseve, duke u bazuar në dijen dhe aftësitë e tyre për të udhëhequr dhe për të administruar ashtu siç duhet, këto pjesë që ishin nën dominimin turk.

Aty pata rastin të mësoj se Elena Gjika e famshme apo Dora D’Istria, e cila përveç aftësive krijuese në aspektin e letërsisë dhe artit, kishte dhe një hobi që lidhej më alpinizmin. Në këto dokumente ajo paraqitet si femra e parë që ngjiti majat e Alpeve zvicerane.

Prandaj ky libër është një përmbledhje dokumentesh arkivore që janë hulumtuar në Arkivin Shtetëror të Kosovës, Fondi i Vjenës, Parisit dhe Bonit që ruhet në kopje pranë këtij institucioni të Kosovës. Këto dokumente janë të ruajtura në letër dhe në mikrofilm, por unë shfrytëzova kryesisht mikrofilmat për të nxjerrë në dritë të vërteta që lidheshin me shqiptarët, ndërsa ato në letër nuk i shfrytëzova për shkak se ishte më e vështirë të deshifroheshin shkrimet e bëra.

Besoj që ky libër do të jetë në fole dokumentesh që hedhin sado pak dritë mbi periudhat kur ne nuk ishim të zotë ta shkruajmë historinë, por të tjerët hidhnin shkrime sipas qejfit të tyre, duke na pasqyruar ashtu siç dëshironin të jemi dhe jo ashtu siç ishim, jemi dhe do të jemi.

_____________

Në shekullin e XIX Ballkani ishte një vorbull i vërtetë. Shumë popuj të kësaj siujdhese përpiq-eshin që njëherë e mirë të dëbonin kuçedrën e Azi-së së Vogël, nga tokat e tyre. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve ishin radhitur edhe shqiptarët, të cilët në këtë lëvizje ishin më të vonuarit në saje të për-pjekjeve të tyre të vazhdueshme për ta luftuar armikun që ju rrinte te porta për pesë qind vjet, por edhe për shkak të luftës heroike dhe të mirë-njohur të heroit tonë Skënderbeu Gjergj Kastrioti.

Bijtë e mëmëdheut ngarendnin në të gjitha skajet e Evropës, por edhe të botës për të gjetur përkrahje dhe mbështetje për lëvizjen e tyre të drejtë dhe të nevojshme. Ju kundërvunë vendimeve të shumë konferencave dhe kongreseve të Fuqive të mëdha, të cilat e kishin harruar se ekzistonin shqiptarët në këtë pjesë të Evropës, më saktë në Siujdhesën ball-kanike. Përmes këtyre konferencave dhe kongreseve i copëtonin tokat tona pa çarë kokën që së paku t’i pyesnin për këto vendime shqiptarët që je-tonin në to, që prej se ka filluar historia të shkruhet.

Kokat shqiptare, të shpërndarë nëpër krye-qytetet e ndryshme të Evropës përpiqeshin që për-mes gazetave dhe revistave të ndryshme, e besa edhe përmes takimeve të shumta dhe konferencave ta njoftojnë botën me kërkesat e tyre, me problemet e tyre dhe me apetitet e fqinje të tyre për t’i përvetësuar territoret e ndryshme në dëm të tyre.

Një nga këta prijës, ishte edhe Princi  Albert Gjika, i cili i takonte familjes së njohur shqiptare Gjika, e cila jetonte dhe vepronte në Bukuresht të Rumanisë. Princi Gjika, sipas deklaratave të tij, ishte zgjedhur si përfaqësues i shqiptarëve në Perëndim dhe për të qenë më afër ngjarjeve që zhvilloheshin rreth shqiptarëve ishte vendosur në Paris, 20 Rue des Capucines, ku ishte edhe selia e gazetës “Kombi”, të cilën e kishte themeluar vetë. Nga aty, ju shkruante përfaqësuesve të ndryshëm dhe aktivistëve shqiptar që ishin shpërndarë nëpër botë.

Mori pjesë në konferenca të ndryshme që organizoheshin qoftë për shqiptarët qoftë për pjesën lindore të Evropës, ku bënte pjesë edhe Shqipëria e sakatuar. Gjithkund u përpoq që ta përhapë të vërtetën për këtë popull të martirizuar dhe për këto territore që për çdo ditë ju shkëputej nga një pjesë. Mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Shoqëria e gjeografëve të botës, e mbajtur në Paris, më 3 shkurt 1904, me temën “ E vërteta për Çështjen e Lindjes”. Aty, Princi Gjika e mbajti një ekspoze të thuktë duke shpalosur të vërtetën mbi territoret shqiptarë. Përveç kësaj ai shkroi një numër të madh letrash dërguar kancelarëve të ndryshëm dhe aktivistëve shqiptar të cilat do t’i japim në origjinal dhe të përkthyera në këtë libër që kam menduar t’ia kushtoj këtij intelektuali dhe veprimtari jo shu-më të njohur në mesin e shqiptarëve. Do të për-piqem që të hedh ne dritë të gjitha letrat dhe shkresat e këtij predikuesi të çështjes shqiptare. Këto letra dhe shkresa janë hulumtuar në Arkivin Shtetëror të Kosovës, në Fondin : Arkivi shtetëror i Vjenës, i viteve 1840-1943. Të gjitha këto faksimile janë të ruajtura në letër dhe në mikrofilm, ndërsa unë jam shërbyer me mikrofilma, kurse dokumentet letër nuk i kam përdorur. Dokumentet në fjalë janë të shkruara në gjuhën frënge dhe italiane, qofshin ato gazeta apo letra të dërguara, por ka të tilla që janë shkruar edhe në shqip.

Familja Gjika

historik i shkurtër

Të përpiqemi të kemi një qasje sintetike, mbi historinë e një familjeje që ka luajtur një rol të rëndësishëm në fatin e vendit tonë, përbën një ndërmarrje dëshmuese sa të vështirë aq edhe të parealizueshme. Në fakt, nga ajo çfarë përputhet me familjen Gjika, e vendosur mbi tokën rumune që nga shekulli XVII, dëshmon një seri e shkëlqyeshme e përfaqësuesve të elitës, që mbulonin një gamë të gjerë sociale : nga Vojvodët

Nga kjo familje dolën, vojvodë, dinjitarë, ministra, politikanë, diplomatë, ushtarakë dhe personalitete fetare deri tek shkencëtarët dhe personalitete të kulturës, dashamirë të arteve të bukura dhe të bukurisë vetë. Vepruan jashtë atdheut por nuk e harruan atë kurrë sepse sa herë që ju dha rasti, treguan origjinën e tyre shqiptare pa asnjë ngurrim.

Prejardhja e Gjikajve

Është fakt që Gjikajt kanë origjinë shqiptare dhe që shpesh dëgjohet të thuhet se kanë ardhur nga Maqedonia, më saktësisht nga Jugu i Shkupit, më saktë kanë ikur nga fshati i ashtuquajtur Veles (që quhej në Mesjetë dhe më vonë është quajtur Köprülü), emër i themeluesit të një familjeje të ma-dhe fisnike të vezirëve të mëdhenj osmanë që në njëfarë mënyre i ndihmoi Gjikajt të ngjiteshin në ra-ngjet e larta shoqërore.

Është e vërtetë që i riu George Ghika (Gjergj Gjika v. L.Gj.), i lindur rreth viteve 1598, ishte angazhuar në tregti dhe i këshilluar nga Cap-oukihaÿa (ambasadorët) moldav të Portës ( Porta e Lartë e Kostandinopojë) u vendos në Moldavi pa-ra tetorit të vitit 1624, duke u ngritur në rangun e dinjitarëve.

Në saje të mbështetjes që më vonë ia kishte akorduar Vasile Lupu (Vojvodë i Moldavisë 1634-1653) dhe pasurimit të tij nga tregtia, ai u ngjit në shkallët sociale dhe u dërgua si Capoukihaÿa (ambasador) pranë Portës së Lartë. U martuar me Smad-an, e bija e Stamate Lânã, Stolnic e Brostenit. Ai  kishte dy fëmijë pasardhësit e të cilëve, nga ana e burrave u shuan ne gjeneratën e parë, pa e bartur kurrë mbiemrin Gjika.

Familja pastaj u vendos në Grigore (Grigora-scu) dhe djali i saj i madh George, i lindur nga një lidhje me një katolike të Peras, e kishte përcjellë babin e tij në Moldavi. Ai është personi i cili e ngriti familjen Gjika, në rangjet e larta të bajronve autok-tonë përmes martesës së tij me Maria Sturdza, e bija e Mateias Sturdza (Vistiernic) dhe e mbesa e kushërirës së parë të Vojvodës Gheorghe Stefan. Babai i tij, George Gjika(Gjergj Gjika, v.j.), (Gjika I), ka qenë Vojvodë në transicion dhe trashëgoi Fronet e Moldavisë dhe të Vllahisë në mes viteve 1658-1659 dhe 1659-1660. Në këtë kohë janë zhvilluar edhe shumë  luftëra antiosmane, ku ai gëzoi një ngritje dhe prestigj në koalicionin e tri vendeve rumune, të organizuar nga Princi Gjergj Rákózi II. Gjergj Gjika, duke mos qenë në gjendje të përballojë barrën financiare të imponuar nga Porta e Lartë, u pushua nga froni, pas intervenimit pranë Portës nga ana e Konstantin Kantakuzino (Postel-nic), dhe froni iu atribuua djalit të tij Grigori Ier (Gjika II). Por, as periudha e mbretërimit të tij nuk mbeti jashtë çrregullimeve të shkaktuara nga konfliktet e Portës me Perandorakët dhe kryesisht pas  grindjeve në mes partive borgjeze. Tërësisht i pa-përgjegjshëm, Grigore I shkaktoi vdekjen e Konstantin Kantacuzinos, çfarë bëri të ngjallet urrejtja e buojardëve (buajar fisnikë në Rusi v. L. Gj.). Duke përfituar nga humbja e osmanlive në Leva (1664), Grigore u strehua ne Poloni, pastaj në Vjenë duke pritur ndihmën dhe mbështetjen e borgjezëve. Shpresat e tij nuk u përmbushën dhe ai u kthye në Kostandinopojë, ku mori fronin më 1672. Gjatë sundimit të dytë dhe të shkurtë të tij, armiqësia ndaj Kantakuzino u shfaq me dhunë dhe pas humbjes së turqve nga polakët në Hotin më 1673, Grigori u strehua në Stamboll ku kundërshtarët e tij të mllefosur, ndikuan që ta humbte fronin. I mbetur pa fron dhe famë, vdiq më 1674.

Fëmijët e tij, më saktësisht Matei, trashëgimtar i linjës familjare, jetuan në Stamboll, në rre-thin greko-levantin të lagjes Phanar (Fanar).

Martesa e Mateis me Ruksandra Mavro-cordat, e bija e Aleksandru Mavrokordat Exaporite, Drogman[2] i plotfuqishëm i Portës së Lartë, e futi atë në botën fanarite dhe kështu e bëri më të lehtë rrugën e ngritjes politike te pasardhësve të tij. I biri, Grigori II Gjika (Gjika III), i futur në zigzaget e poli-tikës përmes gradës së tij të dragomanit, e fitoi fronin e Moldavisë më 26 shtator 1726, duke restauruar kështu vazhdimin e Princërve pushtet mbajtës të familjes. Gjatë periudhës së parë të mbretërimit të tij në Moldavi, Grigori II Gjika dha prova të besueshme për aftësitë e tij diplomatike duke sheshuar një konflikt, për të ardhur keq, me Tata-rët të cilët, duke mos pasur mundësi që t’i përmbi-ushnin kërkesat e tyre financiare, rrezikuan shkatërrimin e vendit. Më 1733, u krye ndërrimi i froneve, Grigori II kaloi në Vllahi, në vend të kushëririt të tij Konstantin Mavrokordat, i cili u rikthye në Moldavi. Ndërrimet e tyre vazhduan dhe më 1735, u kthyen atje ku ishin në fillim. Cilësitë e mëdha prej diplomati të Grigor II Gjika, dolën në shesh kryesisht gjatë luftës austro-ruso-turke më 1735-1739, kur Princi i Moldavisë, me kërkesën e Portës, luajti rolin e ndërmjetësuesit dhe të mediatorit në mes turqve dhe rusëve, përmes korrespondencave dhe këmbimeve të emisarëve me fieldmarshalin rus Kristof Burhard von Münich, me sekretarin e azilantit anglez në Shën Petersburg, John Bell, me ambasadorin francez në Stamboll, me markezin e Villeneuve dhe me dinjitarët e mëdhenj osmanë. 

Përveç kësaj, Princi do t’i vendos marrëdhëniet me Prusinë e Mbretit Friederich II i Madh. Në të njëjtën periudhë Grigor II, konstruktoi Curtea DomneascãFrumoasa e Jassit[1], i shkatërruar gjatë luftës me trupat ruse. Në vitin 1741, ndodhi një ndërprerje e sundimit të famshëm në Moldavi, për shkak të vrasjes së të vëllait në Stamboll, përkthyesit të madh Aleksandrit, pasi që ishte bërë një denoncimi i rremë. Ai u rikthye në fron për një periudhë të shkurtër, prej një viti 1747-1748. Pastaj, sundoi për herë të fundit në fronin e Vllahisë, deri në vdekjen e tij, më 23 gusht 1752. Në këtë periudhë, ky burrështetas përfundoi Fondacionin e tij të Shën Pantelimon, pranë Bukureshtit  dhe në saj të vullnetit të tij u konstruktua një spital, ndërsa një tjetër i ngjashëm u ngrit edhe në Shën Visarion, për të sëmurët nga mortaja. Princi u varros në Shën Pantelimon dhe mbi varrin e tij u vu  një pllakë e bukur mbi të cilën ishte gdhendur emblema e dy principatave së bashku. Monumenti u rrënua nga komunistët në vitin 1985, në të njëjtën kohë kur u rrënua kisha dhe spitali, për të ndërtuar një ndër-tesë më qëllime turistike, Hotel Lebãda.

Nga martesa e Grigore II Gjika me Zoen, e bija e filozofit grek Mihail Mano të Stambollit, lind-ën shumë fëmijë prej të cilëve fronin e përtërin Matei Gjika (Gjika IV) dhe Skarlat Gjika (Gjika V). Ata u zëvendësuan nga pasardhësit e tyre, me disa ndërprerje, në fronet e Bukureshtit dhe të Jassit, që nga viti 1752 deri më 1766 dhe sundimet e tyre janë përshkuar me pasiguri dhe konflikte të të gji-tha llojeve, me bojard, por edhe me tatime të larta. Pas vdekjes së Skarlat Ghika (2 dhjetor 1766) i cili u varros në Kishën e Sh. Spiridonit, në fondacionin e tij të Jassyt, i cili para se tw vdiste ishte zgjedhur Vojvodë që pastaj me pëlqimin e Portës, e zëvendësoi i biri Aleksandër I Gjika (Gjika VII) i cili sundoi vetëm dy vjet, pra deri në vitin 1768. Në vigjilje të luftës së re ruso-turke, u largua nga froni, pasi që u akuzua se kishte simpati për caristët.

Në fron u trashëgua nga kushëriri i tij i afërt Grigor III Gjika (Gjika VI), i biri i drogamanit të vrarë Aleksandër Gjika dhe i Ekaterina Evpragiotit, i zhvendosur në Moldavi, ku sundoi në mes viteve 1764-1767. Sundimi i Grigor III në Vllahi ishte i shkurtër, për shkak të shpërthimit të luftës ruso-turke të 1768-1774. Me këtë rast, u zu rob nga rusët në Bukuresht dhe ishte dërguar në Shën Petersbourg ku qe trajtuar në mënyrë më të veçantë, pra një azil të “artë” deri në arritjen e paqes së Kukiuk Kainargi (1774). Rusia insistoi pranë Portës që të emërohet Princ i Moldavisë. Ai e mori fronin në kushte përbuzëse, nga manovrimet poshtëruese dhe të pandershme të Perandorisë së Habsburgëve, e cila më 7 maj 1775, e shkëputi Bukovinën nga Moldavia, me të cilën u pajtua edhe Porta. Pasi që protestat e tij të forta, nuk u morën parasysh, Grigor III, u afrua edhe më shumë me rusët, me shpresë se do të fitonte mbështetjen dhe mbrojtjen e Shën Petersburg. Por, llogaritë e tij dolën të gabuara pasi që u tradhtua nga Porta dhe u braktis nga ata tek të cilët e mbështeti besimin e tij. Fundi i tij ishte tragjik sepse u vra nga turqit në mënyrë tw skrupull, në Jassi, më 12 tetor 1777.

Me vdekjen e Grigor III Gjika Vodã, familja e dëshpëruar u largua nga fronet e Principatave për 45 vjet rresht. Në këtë interval kohor, anëtarët e kësaj familjeje u morën me çështjen kombëtare rumune dhe kanë luftuar përkrah rezistencës kom-bëtare. Fisi trashëgimtar i Grigor III Gjika u shua në gjeneratën e tretë dhe mbiemri Gjika u adoptua në Moldavi, nga pasardhësit e motrave të tij Ekaterina dhe të Dimitrie Georgiade Sulgearoglu. Nga të dy djemtë e këtij çifti, Konstantini dhe Gjrgji, rrodhën shumë degë të familjes. Kështu, nga Konstantini (1745-1818), Mare Logofãt, i martuar më Maria Ka-ntakuzino Deleanu, erdhën në jetë Dimitri, Vis-tiernic, themelues i degës Gjika-Komãnesti, dhe Gjergji-dega e Gjika-Deleni. Nga vëllai Logofãt, Ko-nstantini i përmendur më lartë dhe Gjergji (1739 -1801), gjithashtu Logofãt, erdhën themeluesit tjerë të degëve të familjes: nga i biri Grigori, Mare Post-elnic, erdhën Gjika-Budesti, dhe nga djali tjetër, Aleksandri († 1830), rreshter në ushtrinë ruse, dega Gjika-Brigadier, kurse nga djali i fundit, Spãtar Di-mitri, degët Gjika-Trifesti dhe Gjika-Kefal.

Sa ju përket Gjikajve të Vllahisë, duhet ri-kujtuar se vëllai i Princit Grigor III, Mare Ban Dimitri (1718-1803), i emëruar në kohën e tij bojard, nga martesa e tij më Maria Vãkãresku, erdhi në jetë ba-bai i Princit Grigore IV,  Vojvodë i parë “terrien[2]” (në kuptimin e fjalës për të qenë i zgjedhur nga çiftët rumunë pa kërkuar pëlqimin e Portës), nga vitet 1822 deri 1828 dhe nga martesa e tij me Elena Razuin, lindi Princi Aleksandër II-Vojvoda i parë i regjimit rregullator, nga vitet 1834 deri më 1842 dhe Kajmekam (toger mbretëror) nga viti 1856 deri më 1858, para Unionit të Principatave. Si Vojvodë i parë “terrien”, pas përmbysjes së regjimit Fanarit, Grigor Gjika IV (Gjika VIII) ishte treguar i gatshëm për idetë moderniste, duke vënë bazat e një procesi të shpejtë të transformimit të shoqërisë rumune. Të gjitha, çfarë ka bërë ky Vojvodë janë përhtatur në imperativët e epokës së tij. Ai ishte ndërtues i Pallatit Gjika-Tei, më 1822, me një arkitekturë neoklasike italiane me ndikim rus, mbi themelet e një prone të gjerë të kishës së vogël familjare Doamna Gjika-Tei e vitit 1833 gjithnjë sipas stilit klasik italian. Pas luftës tjetër ruso-turke të vitit 1828-1829 dhe gjatë pesë vjet okupimi nga armata cariste dhe ndërhyrjes së sistemit politikë edhe administrativ të Rregullores Organike, pushteti sovran i Portës dhe mbrojtësit e Perandorisë ruse e emëruan Vojvodë të Vllahisë Aleksandrin II Gjika (Gjika IX ), shefi i milicisë urbane dhe vëlla (prej ba-be) i Vojvodës Grigore Gjika IV, i mëhershëm. Sundimi i tij tetë vjeçar, në fushën e brendshme, ishte i përshkuar nga konfliktet politike me bojarët liberalë dhe i minuar nga një përkeqësim i vazhdueshëm i marrëdhënieve me Shën Petersburgun, i cili përzihej në mënyrë të vrazhdë dhe të përhershme në punët e brendshme të Principatës së Vllahisë. Aleksandër II Gjika dha prova të një Princi të kujdesshëm, në pjesën më të madhe të kërkesave të kohës, me tendencë të shënuar të modernizimit

administrativ dhe urbanistik që ishin mjaft të nevojshme për përparimin kombëtar, por mos kuptimi i ambicieve demokratike të aristokracisë patrio-tike liberale dhe keqësimi i mosmarrëveshjeve me Gjykatën cariste, me ndikimit të madh Rusisë, bënë që të largohet nga Porta më 14/26 tetor 1842. Megjithatë, largimi nga froni nuk ju dha fund edhe aktiviteteve të tij politike. Ai u duk përsëri në krye të Principatës së Vllahisë, në rolin e   Kaimakamit,  nga korriku i vitit 1856 deri më 1858, në periudhën e luftës së rëndë politike për Bashkim e cila nxiti shoqërinë rumune. Gjatë kohës sa ishte Kaimakam u zhvilluan zgjedhjet e Divanit adhoc, në dy Principatat të cilat u anuluan nga Kaimakami, për shkak të falsifikimit të bërë nga reaksionari Nicolae Vogoridi, në Moldavi, ato u përsëritën dhe nxorën fitues unionistet duke shprehur kështu dëshirën e shumicës së banorëve të Unionit të Moldavisë dhe Vllahisë në një shtet të vetëm autonom dhe neutral, të vënë nën garancat kolektive të shtatë fuqive të mëdha evropiane dhe me një Princ sun-dues me prejardhje nga shtëpitë princore evropiane. I ndershëm si gjithnjë dhe i pa interesuar personalisht, Kaimekami Alexandër D. Gjika mbeti i burgosur politik i regjimit dhe nuk ia doli të ngritët mbi idealet e larta të kërkuara nga shoqëria bashkëkohore të cilat ishin nxitur nga ai. Për këtë shkak, pa qenë armik i deklaruar i unionistëve, por edhe duke mos mbështetur ata, pati gjithashtu ambicie për të sunduar. Pasi që ishte ngritur në nivelet e larta, në saje të dinjitetit të tij si Kaimekam, Princi i vjetër ishte tërhequr nga jeta politike dhe u vendos në Itali, në Livorno, ku edhe vdiq më 1862. Kufoma e tij u riatdhesua dhe tash-më kishte fituar të drejtën që funerali i tij të bëhet në nivel shtetëror. U varros në Fondacionin familjar të monastirit të Pantelimonit, në një mauzole të bukur, të shkatërruar nga komunistët në korrik të vitit 1985, në të njëjtën kohë ku u bë edhe demolimi i të gjitha ndërtesave tjera të Fondacionit, kurse eshtrat e Princit u bart-ën në Kishën Gjika-Tei.

Në periudhën ë njëjtë u gjet në front të Moldavisë Princi Gjika i dhjetë dhe i fundit i familjes  Grigori V Gjika (Gjika X ), i biri i Aleksandrit (Alecu) Gjika, Ma-re Logofãt, dhe i Elena Sturdza, që u emërua Vojvodë, më 1849, pas shtypjes së revolucionit të 1848 në vendet rumune dhe Konventës së Balta-Liman të vitit 1849. I futur në rrugën e modernizimit, Gri-gor Gjika V, Vodã nuk e kishte vendosmërinë e parimeve liberale demokrate, por posedonte aftësi intelektuale për të bërë një progres të brendshëm dhe një emancipim politik të jashtëm, gjithnjë kundër protektoratit ekskluziv rus. Ndjekës i absolutizimit të ndriçuar, ai mbrojti mirëkuptimin dhe mbështetjen për liberalët e moderuar, gjithnjë duke vepruar për Bashkimin e Principatave të cilat i ka mbështetur deri në momentet e fundit të jetës së tij. Në fund të mandatit të tij, ai u tërhoq në Francë. Nga natyra jashtëzakonisht i ndjeshëm, i ndershëm dhe vetëmohues, Princi, ishte mjaft i kujdesshëm në masat e tij të eliminimit të censurës dhe të emancipimit të ciganëve, por gjithashtu edhe nga qëndrimi i tij i favorshëm në të mirë të Bashkësisë, në mërgim ka qenë subjekt i shpifjeve famëkeqe dhe i denigrimeve nga kundërshtarët e tij politik. Duke mos qenë në gjendje që të përballojë këto fyerje dhe denigrime publike, Grigori V Gjika Voda, bëri vetëvrasje, më 24 tetor 1857, me një pushkë gjuetie. Më të gjitha mangësitë e veta, Principatat rumune, asnjë herë nuk kanë njohur një sundim më të ndritshëm dhe më të devotshëm sa i përket progresit kombëtar, se sa atë të Grogor V Gjika Voda.

Sikur që e thamë më lartë, familja Gjika i ka dhënë Rumanisë 10 Pincë sundues, një numër të madh personalitetesh të jetës politike, diplomatike, shkencore dhe kulturore të vendit. Nën sundimin fanarit janë shpalosur mendje të devotshme, nga të cilat duhet të përmenden Aleksandër Gjika, dragoman i vrarë nga turqit më 1714, Dimitraq Gjika (1718-1803), Mare Ban, babai i Grigorit IV Gjika Vodã dhe i Aleksandërit II Gjika Vodã ose Mihalaq Gjika (1794-1850), Mare Vornic, arkeolog dhe ko-leksionar i njohur, themelues i Muzeut  Nacional të antikitetit. Nga martesa e tij më Ekaterina Faka u lind Elena (1828-1888), gruaja e knjazit rus Aleksandër Koltzov-Masalski, shkrimtare e çmuar me pseudonimin Dora d’Istria dhe hulumtuese e flaktë e së kaluarës së familjes së saj. Ajo jetoi në Zvicër dhe në Itali dhe u bë e njohur si femra e parë që bëri ngjitjen në Majën Monch të Alpeve zvicerane, në vitin 1855. Kjo ndodhi më 11 qershor 1855, në lartësi prej 4104 m. Në kohën moderne, mund të përmendet edhe më tutje, nga dega e Vllahisë së kësaj familje shumë i njohuri Jon Gjika (1816-1897), pjesëmarrës i revolucionit të vitit 1848, shumë herë ishte kryeministër nën pushtetin e Al. I. Cuza et Ca-rol I, përfaqësues diplomatik i Rumanisë në Londër, shkrimtar i vlerësuar, publicist dhe ekonomist. Pesë herë u zgjodh kryetar i Shoqërisë Akademike pastaj i Akademisë Rumune dhe nuk duhet harruar se ishte edhe guvernator pastaj Princ i Samos, i emëruar nga Porta e Lartë (1854-1858).

Pastaj kemi Dimitrie Gjika (1816-1897), i biri i Grigorit IV, Princ i Vllahisë dhe i Maria Handjery, më shumë i njohur si “Beïzadea Miticã”, konservat-or i moderuar, ministër i punëve publike, punëve të jashtme, të brendshme, i drejtësisë dhe kryemi-nistër (1868-1880). Nën sundimin e Carol I u anëtarësua në Partinë Nacional Liberale (1881) dhe u bë i njohur për cilësitë e eforit (éphore)i Eforatit të Spitaleve Civile (1868-1889, 1896-1897) gjithnjë duke vepruar në drejtim të rikonstruktimit të strehimores “Elena Doamna” dhe konstruktimit të Qen-drave termale të Eforisë. Një “beïzadea” tjetër (i biri i Princit Sundim-tar), Joan Grigor Gjika (1830-1881), i biri i Grigorit V të Moldavisë dhe i Elena Sturdza, oficer i lartë, kol-onel pastaj gjeneral i divizionit, adjutant i Al. I. Cu-za, shumë herë ministër i luftës në mes viteve 1860 -1866, u fut në diplomaci. Ishte agjent rezilent i  Kostandinopojës 1872-1877, pastaj më 1878 deri në vdekje të tij më 1881, si ministër i plotfuqishëm i Shen Petersburgut. Mund të përmendim gjithashtu Dimitri Gjikën (1875-1967) i biri i këtij të parit, politikan dhe diplomat i gjeneratës në vazhdim, anëtar i Delegacionit të Rumanisë në Konferencën e Paqes (1919), konsull në Paris dhe Romë (1922-1928), ministër i punëve të jashtme (1931-1932), sërish emërohet konsull në Romë, Bruksel dhe Luksemburg (1932-1937) dhe senator (1939). Vëllai i tij Vladimir Gjika, prift

shumë i njohur katolik (1923) dhe protonotaire apostolik (1931), njeri i ndjeshëm i letrave dhe filantrop, vdiq në burgjet komuniste, si një dëshmor për besimin e tij.

Në mesin e Gjikajve të Vllahisë duhet të përmendim matematikanin Aleksandër Gjika (1902 -1964), pasardhës i Grigor IV, anëtar i Akademisë Rumune (1963). Në Moldavi vërehet në degën e Gjika-Comãnesti: Dimitri, jurist dhe eksplorues i cili renomenë e tij e fitoi gjatë ekspeditës së organizuar më 1895-1896 së bashku me të birin Nikola (1875-1921) “në bririn oriental” të Afrikës, rajon i cili mbulon sot Somalinë dhe  juglindjen e Etiopisë, me rezultate shumë të rëndësishme shkencore. Babai i shkroi memoriet e tij të ekspeditës në veprën “Një ekspeditë rumune në Afrikë” (1897) kurse i biri shkroi “Pesë muaj në shtetin e Somalisë” (1897). Nikolla e vizitoi sërish Afrikën më 1899, me ç’rats eksploroi Majat Atlas të Marokut dhe më 1910-1911 e kaloi dy herë Atlantikun për t’i rënë anë e përtej Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Alaskës me qëllim të hulumtimeve dhe gjuetisë. Më vonë u fut në politikë si anëtar i par-tisë konservatore të  Aleksandër Marghiloman, në kabinetin e të cilit ishte ministër i punëve publike, më 1918.

Axha i tij Eugen Gjika-Comãnesti, ishte vullnetar në Armatën nordike, gjatë luftës së ndarjes së Shteteve të Bashkuara, në mes viteve 1861-1863, me ç’rast u plagos dhe pastaj fitoi gradën e kapitenit. Më 1875, tentativat e tij për t’u regjistruar në Armatën rumune nuk u kurorëzuan me sukses, por u fut në Parlament si përfaqësues i rrethit të Bacãu. U martua me Joana Ekaterina Keshko, (ai ishte kunat me Milan Obrenoviqin, mbret i Serbi-së).

Së fundi, nga dega Gjika-Budesti mund të citojmë Eugenin (1843-1919), amator i arteve të bukura dhe piktor sikurse edhe i biri, i cili u lind nga martesa e tij me Elena Cantacuzino. Pastaj, arkitektin Nikola Gjika-Budesti (1869-1943), historian i talentuar i artit, profesor në Shkollën e Lartë Naciona-le të Arteve të bukura dhe anëtar nderi i Akademisë Rumune (1937), autor i çmuar i veprës me referenca në fushën “Evolucioni i arkitekturës religjioze të Vllahisë dhe  Oltenisë” (4 vël., 1927-1935). I biri Stefani (1904-1959), i lindur nga martesa me Madeleine Landrieu, ishte një gjeolog i talentuar, anëtar nderi i Akademisë Rumune (1955).

Ne kemi realizuar një pamje panoramike dhe à fortiori të sipërfaqes, mbi historinë e më shumë se katër shekujsh të një familjeje, e cila qartë ka luajtur një rol të madh në fatin e vendit tonë, si në jetën e zakonshme ashtu edhe në jetën politike, shkencore dhe kulturore, në periudhat kohore gja-të së cilave ajo u rreshtua në rangun e familjeve më të njohura borgjeze autoktone: Bals, Bãlãceanu, Ca-ntacuzino, Costache, Bãleanu, Cretzulescu, Donici, Grãdisteanu, Greceanu, Filipescu, Florescu, Mi-clescu, Olãnescu, Russo, Sturdza, Stirbei, Vãcãrescu dhe  shumë tjera, ose duke qenë fanarite Caradja, Handjery, Mavrocordat, Moruzi, Sutzu, si dhe  alea-ncat me familjet e mbarë Evropës: kontët polakë të Rzyszczevo, kontët italianë Ruspoli, markizët frëng të Aubespine-Sully, vikontët anglezë Bollingbroke, knjazët rusë Trubetzkoï dhe Kolzof-Massalski.

Sipas të kaluarës së saj, Familja Gjika kon-denson, në njëfarë mënyre historinë e vendit tonë; mu për këtë duhet ta konsiderojmë me respekt të plotë.

(vijon)

ObserverKult