Edhe shkrimtari, Ismail Kadare, ka reaguar për marrëveshjen e fundit të qeverisë shqiptare me atë italiane për emigrantët e parregullt.
Kadare, në përgjigje për median italiane “La Stampa” thotë se “nuk e kupton ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë”.
“Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuara, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje”?
Sipas shkrimtarit Ismail Kadare, lëvizja e njerëzve është që në lashtësi dhe nuk shikon ndonjë problem.
“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”.
Protokolli i nënshkruar ndërmjet qeverisë italiane dhe të Shqipërisë parashikon se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.
Shpenzimet për ngritjen e strukturave të qëndrimit të emigrantëve dhe të gjitha kostot për ta, mbulohen nga pala italiane dhe se kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.
Kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje do të jetë për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë shtyrje të afatit për 5 vite të tjera nëse s’ka kundërshtime nga palët./ TvKlan.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE NDEROHET NGA PRESIDENTI FRANCEZ ME TITULLIN “OFICER I MADH I LEGJIONIT TË NDERIT”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mikpriti mbrëmë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Tiranë, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare që një president francez zhvillon në Shqipëri.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ISMAIL KADARE: KUR TI TELEFONOJE
Poezi nga Ismail Kadare
Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimër.
Unë isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshëm pranë vetmisë.
U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikë
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës.
ObserverKult