“Ismail Kadare ishte në listë për t’u arrestuar pasi akuzohej për…”/ Qemal Lame: Ja pse nuk iu vendosën prangat

Ish-kryehetuesi në kohën e diktaturës, Qemal Lame në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, ndër të tjera ka treguar se shkrimtari i madh, Ismal Kadare, ka qenë një nga personat i cili ishte në listë për t’u arrestuar.

Lame shprehet se Kadare nuk u vu në pranga vetëm për shkak të kontributit që kishte dhënë.

Ai shton se në librin “Kur hidheshin themelet”, ka një faksmile dhe një nga personat që akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore është edhe Kadare.

Ish-kryehetuesi shton se një nga hetuesit e asaj çështje mund të pyetet edhe sot.

“Ismail Kadare ishte personi që do të arrestohej. Ai nuk u arrestua pikërisht për shkak të kontributit që kishte dhënë, por në çdo rast mund të deklarohej i pavlefshëm për interesa të pushtetit.

Të hidhte veprën e Ismailit në kosh do të thotë të hidhje poshtë veprën e Enver Hoxhës. Urdhri ka qenë konkret. Në dosjen hetimore janë dokumentet konkrete të Fiqiret Shehut, Bashkim Shehut dhe Skënder Shehut që akuzojnë Kadri Hazbiun dhe më vonë del përgjegjësia për Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut.

Janë dokumente konkrete që akuzohet konkretisht Ismail Kadare. Në librin “Kur hidheshin themelet” ka një faksmile dhe një nga personat që akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore ishte edhe Ismail Kadare. Hetuesit që kanë pasur këtë çështje, një nga hetuesit mund të pyetet akoma”, tha ai./ News24

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: GJUHA SHQIPE

Poezi nga Ismail Kadare

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’i muar, që s’i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S’i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash…

Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult