Gjithë jetën e kërkove ajrin e lirisë
Në ballë t’u farkua lapidari i nderit
Brodhe tokës mëmë bir i palodhur
Të hidhje pak dritë në hijet e ferrit.
Kur ditët rendnin drejt amshimit
Në kapërcyell midis dy botërave
Nuk pati për Ty shtrat të vdekjes,
Ndërrove jetë në duar të motrave.
Që të mos prishej gjumi i thellë
Kur Toka mëmë të merrte në gji.
Copave të dheut u dolën flatrat
Që të bien mbi trup, me lehtësi.
Shtat shtrirë në tokë të Kosovës
Baltë dhe dhé u kthyen në strall
Në këtë dhe në atë botën tjetër
Vertikal, vertikal, mbete vertikal.
Prishtinë, 8 korrik 2019