Italianët zbulojnë Shpellën e Ariut në Pogradec: Kthejeni urgjentisht në monument natyre

Në Shqipërinë me potenciale të mëdha turistike, të huajt nuk vijnë vetëm për të vizituar një kulturë tjetër. Ata vinë edhe për të eksploruar, disa në male disa në brigje, pranë siteve kulturore, e ndonëse rrallë edhe në shpellat e vendit.

Shpella e Ariut në Bishnicë të Pogradecit është një nga të fundit që kanë zbuluar speleologët.

“Ne vijmë në Shqipëri që prej 1995, mbase shumë prej jush atëherë ishin shumë të vegjël. Pastaj për shkak të problemeve politike ne u larguam dhe jemi rikthyer sërish në 2009-ën.

Ne vijmë 2-3 herë në vit për të bërë speleologji (studim të shpellave, formave dhe veçorive të tyre). Për këtë na ka ndihmuar shumë edhe Edmondi i cili na përgatit rrugën për të shkuar kudo dhe për të gjetur shpellat. Këto shpella ne i studiojmë për kënaqësinë tonë.

Ne kemi bërë shumë zbulime interesante, janë të ndryshme besoj se më interesantja është shpella që eksploruam së fundmi në Gramsh. Kjo shpellë është e krijuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, e ngrohtë, e bukur gati sa kjo që kem i parë sot, ishte tepër e bukur.

Por mëkat që nuk kishte vazhdimësi dhe nuk e di nëse ka galeri të tjerë për të hyrë drejt saj”, tha speleologu italian, Frederico Bianchi.

Shpella ka një formacion mjaft interesant, me stalaktide dhe stalakmide. Me një ndërhyrje shumë të lehtë aty mund të vendosen shkallë për të lejuar hyrjet për vizita. Por duhet treguar kujdes i madh pasi mund të shkatërrohet gjithçka gjatë vizitave jo profesionale.

Si shpellë është shumë e vjetër, shumë shumë e vjetër.

Ashtu sikurse edhe Frederico Bianchi edhe kolegu i tij Ivano Fabri mendon se studimi i shpellave nuk është vetëm një pasion që mbyllet me informacionet shkencore. Por sipas tij a si mision edhe për mesazhin për t’i kthyer ato si atraksione turistike.

“Shqipëria është e mrekullueshme, gjithmonë kam gjetur mikpritje këtu. Jeni shumë të zotë dhe shpresoj që edhe niveli juaj turistik të rritet edhe më shumë në vazhdim.

Një propozim për ta kthyer në monument natyre drejt Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit si edhe promocioni i duhur do ta kthejë këtë shpellë në një pikë të rëndësishme turistike”, tha Fabri.

Shpella e Ariut është vetëm 1 nga destinacionet e Bishnicës, ndërkohë që aty gjejmë edhe 2 liqene akullnajore si edhe potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dimëror. /javanews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULOHEN KODET E KOMUNIKIMIT NË SHPELLAT PARAHISTORIKE

Pikturat prehistorike në shpella, të cilat u shfaqën 37.000 vjet më parë, janë manifestimet më të vjetra artistike të njeriut.

Sipas antropologëve, janë edhe fillimi i kuptimit të së shenjtës. Subjektet e përshkruara në shpella, si luanët, rinoçerontët, buajt dhe mamuthët, konsideroheshin si “Zotët e kafshëve”. Pra shpirtra për t’u respektuar dhe për t’u falënderuar për suksesin e gjuetisë dhe për pjellorinë.

Nga një studim që u shfaq në Cambridge Archaeological Journal, shenjat e para të një gjuhe të shkruar do të ishin lënë pranë kafshëve të paraqitura.

Në veçanti, këto shenja gjenden në rreth 400 shpella evropiane si Lascaux, Chauvet dhe Altamira.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult