Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, aktori i njohur Reshat Arbana lë ambientet e spitalit

Reshat Arbana, aktori i njohur së fundmi i është nënshtruar një operacioni të vështirë por të cilin operacion fatmirësisht e ka kaluar me sukses dhe është larguar nga ambientet e spitalit universitar “Nënë Tereza”, në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka bërë me dije ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, Albana Koçiu përmes rrjeteve sociale.

“Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës”, ka shkruar Koçiu.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


hani pini reshat arbana interpreton observerkult

Lexo edhe:

RESHAT ARBANA & GJERGJ LEKA: HANI, PINI E RRËMBENI, MBUSHNI XHEPE, MBUSHNI ARKA… (VIDEO)

Ju ftojmë të ndiqni një performim mahnitës realizuar bashkërisht nga Reshat Arbana dhe Gjergj Leka, me tekst të poezisë së famshme të Ali Asllanit “Hakërrim”.

Poezia: Ali Asllani
Muzika: Gjergj Leka

Ali Asllani – Hakërrim

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult