“Efekti Ferrante”: Romansieret shkundin estabilishmentin letrar

“Miku im brilant” dhe libra të tjerë më të shitur të shkrimtares Elena Ferrante janë frymëzim i romansiereve gra, të cilat janë duke e shkundur establishmentin letrar të mbizotëruar nga burrat e vendit.

Në Itali, proza letrare është konsideruar prej kohësh si arenë burrash. Botuesit, kritikët dhe komisionet e çmimeve letrare kanë hequr dorë nga librat e grave me arsyetimin se janë letërsi për gra apo libra që lexohen në plazh. Ata madje talleshin me Elena Ferrante, por romanet e saj u shndërruan në një sensacion ndërkombëtar, duke shitur mbi 11 milion kopje, si dhe frymëzuar seri të vlerësuara të HBO-s. Reputacioni i saj u rrit duke u bërë romansierja më e suksesshme italiane ndër vite.

Gjatë dy viteve të fundit , romanet nga gratë kanë përbërë afërsisht gjysmën e 20 bestsellerëve në prozën letrare – gati dyfishin e përqindjes nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara nga “Informazioni Editoriali”, i cili anketon shitjet në libraritë e vendit. Disa shkrimtarë dhe profesorë të letërsisë argumentojnë se elitizmi i pluhurosur, më shumë sesa seksizmi i hapur, i pengon gratë të njihen.

“Ka një ide të përhapur që proza letrare duhet të jetë virtuoze dhe vetë-referenciale,” thotë Elisa Gambaro, një studiuese në Universitetin e Milanos. Si rezultat i kësaj, proza letrare që ka sukses në treg shpesh nuk vlerësohet. Por disa gra thonë se duhet të jetë anasjelltas. “Thënë shkurt, gratë shkrimtare kanë tendencë të jenë më pak autentifikuese, sepse nuk janë mësuar të shohin veten si qendrën e botës,” thotë Brogi, studiuese e letërsisë bashkëkohore në Universitetin për të Huajt të Sienas. Sipas saj gratë e kanë zhvilluar gjuhë letrare për të qenë më lehtë të kuptueshme – dhe rastësisht, më lehtë për t’u përkthyer – sepse ato shpesh injoroheshin.

Arritjet e grave shkrimtare kanë nisur një debat të gjerë në Itali për atë se çfarë përbën letërsinë në një vend ku virtuoziteti vetë-referencial vlerësohet shpesh më shumë sesa mjeshtëria e rrëfimit, rezonanca emocionale dhe çështje të tilla si seksizmi apo rolet gjinore.

“Një kohë ne hezitonim të shkruanim për tema të caktuara, nga frika se mund të etiketoheshin si “gjëra grash”, tha Veronica Raimo, autore e romanit “Vajza në derë”, një eksplorim i martesës, shtatzënisë dhe sulmit seksual që u përkthye në anglisht këtë vit. “Ekzistonte një ide që rrëfimet e grave nuk mund të ishin universale. Por kjo po ndryshon”.

Gjatë intervistave, autorët italianë, redaktorët, kritikët, përkthyesit dhe botuesit kanë thanë që gratë shkrimtare kanë fituar një vëmendje të jashtëzakonshme. Disa e quajnë “Efekti Ferrante”. /nytimes.com/koha.net