Ivan Vazov: “Pa šta si ti?”

“Pa šta si ti?” ** – pa marre i huej n sh’pi t’hyn
e një pyetje të poshtër bân
“Pa šta si ti?” – ardhacaku fy’n’
me ta lëndu shpritin tând!

Te Vardari e Prespë e dashtun, n’Sharr e Dri
këtë pyetje gjithku – o bullgar: “Pa šta si ti?”
serbi ta bân
dhe me ftyrë t’egërshane pret përgjegje me i dhânë.

Por ti rueju, përgjegjës bani lak.
Shtihavu si portugez, kurd, sirian,
finlandez, zezak, rom, indian –
Veç bullgar mos thuej se t’merr gjak.

Se për këtë mëkat kush s’të nget:
Të turpnon e internon të rrah e vret –
Që te asni tiranë s’i ke pa ma parë.
Fshehe se je bullgar në krahinën më bullgarë;

Se je pasardhës i Samuilit, nip i Paisijit të Atonit;
fsheh së cilës nâne je bir,
Në ç’gjuhë këndon Vardari i turbullt,
i kaltri Dri,
dhe liqenet dhe pyjet n’Maqedoni!

Mos i përmend betejat për Lozengradin,
Luleburgasin, as Bulairin. *
se e trishton:
dyshime të rrezikshme i zgjon
se heronjtë e tyne vllaznia tu janë.

Hesht! Kurse në vendin tand
çdo përroskë, shteg, dushkajë, liqen, lumë, qafë, mal, han e dan’
kanë me t’thirrë me zâ n’çdo vend
“Në këto anë bullgarë janë të tânë, bullgarë prej se mbahet mend!”
————————
Shqipnue nga Anton Pančev & Halil Matoshi
————

  • Ivan Minchov Vazov, le më 1850 dhe dekë më 22 shtator 1921, ishte poet, romancier dhe dramaturg bullgar, shpesh i spikatun si “Patriarku i letërsisë Bullgare”. Leu në Sopot, ni qytet në Luginën e Trëndafilave, Bullgari (atëherë pjesë e Perandorisë Osmane).
    Veprat e Ivan Vazov zbulojnë dy epoka historike – epoka e Rilindjes Bullgare dhe Post-Çlirimit (nga sundimi i Perandorisë Osmane). Ivan Vazov mban titullin më të lartë të nderit të Akademisë Bullgare të Shkencave – Akademik. Ai veproi si Ministër i Arsimit dhe iluminimit të popullit.
  • ** “Pa šta si ti?”. “Pa shta si ti – nga serbishtja– “Kush/Çfarë je ti?”.
  • Vazovi e ka shkrue këtë vjershë në prill, 1913 pasi trashëgimtari i Fronit serb Aleksandri І, i ka dhânë shuplakë nji vajze bullgare në Shkup, që quhej Vaska Zojčeva, e cila pas pyetjes së tij arrogante, i ishte përgjigjun se âsht bullgare.
  • ***Aluzione për fitoret e ushtrisë bullgare në Luftën e parë Ballkanike kundër forcave osmane në këto qytete.

    ObserverKult