Albert Ajnshtajn ua nxorri gjuhën fotografëve, ja cila është historia e fotos?!

Sigurisht që e keni parë fotografinë e pazakonshme të fizikanit të shquar Albert Ajnshtajn – atë me gjuhën jashtë. Këtu nuk bëhet fjalë për montim, fotografia është autentike.

Por, si u krijua kjo fotografi, cila është historia e saj?

Miqtë dhe kolegët e fizikanit kishin organizuar një festë më 14 mars 1951 në klubin Prinston, me rastin e 72-vjetorit të lindjes së tij. Në këtë festë erdhën shumë të ftuar, miq të tij, por edhe fotoreporter dhe media.

Ndërsa po mbahej festa, Ajnshtajni dukej i lodhur, por përkundër kësaj, ai kreu edhe formalitetet që shkojnë gjatë këtyre rasteve si p.sh pozimi për mediat.
Në fund një mik i Ajnshtajnit cili pasi pa gjendjen e tij, propozoi që ta dërgojnë në shtëpi. Por aty qëlloi edhe një fotoreporter që thirri: “A mundet edhe një foto!”

Fotografi Art Sase ka shpjeguar se Ajnshtajni, i rraskapitur nga festa, nxorri gjuhën, dhe pikërisht ai moment u përjetësua në fotografi.
Kjo foto i pëlqeu edhe vetë Ajnshtajnit, i cili nga fotografi kërkoi nëntë kopje, disa prej të cilave i përdori për dërgimin e urimeve me postë.


Por, më pastaj fotoja u montua , duke bërë që Ajnshtajni me gjuhën jashtë të shihet edhe në ambiente tjera.

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA E ALBERT AJNSHTAJNIT PËR VAJZËN E TIJ KU I TREGON PËR “FORCËN E DASHURISË”