Ja çka mendonte Platoni për dashurinë…

platoni

Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.

E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh (399 para erës sonë).

Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet iu përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike.

Platoni ka dhënë mësim në Akademi intensivisht dhe ka shkruar mbi shumë çështje filozofike, që kanë qenë veçanërisht të lidhura me politikën, etikën, metafizikën dhe epistimologjinë. Ndër shkrimet më të njohura të Platonit janë dialogjet e tij. Mendohet që të gjitha dialogjet autentike të Platonit kanë mbijetuar.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Platonit:

Jeta, në një farë kuptimi, është një pelegrinazh.

Dashuria është një sëmundje e rëndë mendore.

Shpirti i njeriut është i pavdekshëm dhe i pashkatërrueshëm.

Në brendësinë time s’më bind askush, përveç arsyes.

Asgjë sa dashuria nuk mund t’i japë njeriut ato parime që i duhen për të jetuar një jetë të ndershme.

Dashuria është zotërimi i vazhdueshëm i mirësisë.

Nuk ka njeri aq frikacak saqë dashuria të mos e trimërojë e ta bëjë hero.

Kur dashuria i prek, të gjithë bëhen poetë.

ObserverKult

platoni

Lexo edhe:

PLATONI MBI PLEQËRINË: E DURUESHME PËR MENDJET E SHËNDOSHA, PËR TJERËT-E MALLKUAR

Platon, – i thashë, – unë kënaqem shumë kur flas me pleqtë. Meqenëse janë në fund të një karriere, ku të gjithë do të mbërrijmë një ditë, më duket e natyrshme që të vërtetojmë prej tyre nëse rruga është e vështirë apo e lehtë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU