Ajo që e ka tronditur thellësisht njeriun e parë dhe çdo njeri tjetër në botë, vdekja, vjen e shpjeguar sipas konceptimit të shkrimtarëve më të famshëm botërorë, nga ku mund të ngushëlloheni ose të filloni të mendoni më tej:
Mark Twain: “Nuk i trembem vdekjes. Kam qenë i vdekur për miliarda dhe miliarda vjet përpara se të lindja dhe nuk kam vuajtur as vështirësinë më të vogël prej saj”.
Albert Camus: “Meqë të gjithë do të vdesim, është e qartë se kur dhe si nuk ka rëndësi”.
Arthur Miller: “Ndoshta gjithë çka mund të bëjë dikush është të shpresojë që të përfundojnë me pendimet e duhura”.
Jack Kerouac: “Kuptova se kisha vdekur dhe isha ringjallur pafundësisht, por nuk më kujtohej, sepse tranzicionet nga jeta në vdekje dhe përsëri në jetë janë shumë të lehta, si veprim magjik, si të biesh në gjumë dhe të zgjohesh një milion herë. Çdo çast që mendoja se do të vdisja kuptova se nuk kisha vdekur”.
John Steinbeck: “Më duket se nëse ti ose unë do të duhet të zgjedhim mes dy kurseve të mendimit ose veprimit, ne duhet të kujtojmë vdekjen dhe të përpiqemi të jetojmë që vdekja jonë të mos i sjellë kënaqësi botës”.
Tennessee Williams: “Vdekja ndodh shumë shpejt – pothuajse përpara se të njihemi përgjysmë me jetën – ne takojmë tjetrën”.
Leo Tolstoy: “Njeriu nuk mund të ketë asgjë për sa kohë ka frikë nga vdekja. Por për të çfarë nuk e frikëson, i përket. Nëse nuk do të kishte vuajtje, njeriu nuk do t’i njihte kufijtë e tij, nuk do ta njihte veten”.
Anne Frank: “Pavarësisht çdo gjëje, ende besoj se njerëzit janë vërtet të mirë në zemër. Thjesht nuk mund t’i ngre shpresat në një bazë që konsiston në ngatërrim, mister dhe vdekje”.
William Shakespeare: “Frikacakët vdesin shumë herë përpara se të vdesin; trimi e përjeton vdekjen vetëm një herë”.
Anton Chekhov: “E përbuz mençurinë dhe bekimet e kësaj bote. Është e gjitha e pavlerë, e rrufeshme, mashtruese, si një mirazh. Ju mund të jeni krenarë, të zgjuar dhe të mirë, por vdekja do t’ju fshijë nga faqja e dheut sikur të ishit jo më shumë se një mi nën dysheme”.
William Faulkner: “Mund të kujtoj vetëm si më thoshte babai, se arsyeja për jetën ishte përgatitja për të qëndruar i vdekur për shumë kohë”.
Charlotte Bronte: “Ndiej se monotonia dhe vdekja janë e njëjta gjë”.
Haruki Murakami: “Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e saj”.
M. Forster: “Vdekja e shkatërron një njeri, ideja e vdekjes e shpëton atë”.
Edgar Allan Poe: “Kufijtë që ndajnë jetën nga vdekja janë të errëta dhe të vagullta. Kush mund të thotë se ku përfundon dikush dhe ku fillon tjetri?”.
Gabriel Garcia Marquez: “Zbulova për kënaqësinë time se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij”.
George Orwell: “Një njeri normal nuk kërkon Mbretërinë e Parajsës, ai kërkon vazhdimin për jetën në tokë. Kjo jo vetëm se ai është i dobët, mëkatar dhe kërkon një kohë të bukur. Shumica e njerëzve kënaqen deri diku nga jeta e tyre, por në balancë jeta është vuajtje dhe vetëm fëmijët ose shumë të moshuarit mendojnë ndryshe. Sjellja njerëzore e do që lufta për jetë të vazhdojë dhe në fakt vdekja është një çmim për të jetuarit”./Shqip