Ja kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregoviq për koncertin e sotëm

Sot, Goran Bregoviq do të këndojë shqip në Korçë. Këtë e zbulon Bashkia e Korçës në ‘Facebook’, ku shkruan se Bregoviq ka zgjedhur pikërisht këngën e kënduar në gjuhën shqipe, kompozuar prej tij “Kosovska” apo “Kosovarja”, për të çelur koncertin në qytetin juglindor.

Këtë këngë ai e ka krijuar dhe interpretuar në vitet ’80 me grupin e tij “Bjelo dugme”. Në vargje përmenden instrumentet tona tradicionale popullore si mandolina dhe çiftelia, transmeton ‘tirananews.al’.

Pjesë nga kënga…
“Rroke mandolinën
Bjeri bjeri bjeri çiftelisë
Të gjithë do t’këndojmë
kënga le t’jehojë
Kënga le t’jehojë –
Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

Në njoftimin e vet bashkia e Korçës shkruan se “Bregoviq me muzikën e tij dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.”

LEXO EDHE: Bashkia e Korçës: Bregoviq hap koncertin me këngë shqip në Festën e Birrës