Ja kur duhet të hiqet pema e Vitit të Ri!

Kur festat mbarojnë, të gjithë nisin nga pastrimi i shtëpisë. Ndër të tjera, një rëndësi shumë e madhe i kushtohet heqjes së dekorimeve, të cilat ruhen për vitin e ardhshëm.

As në këtë rast nuk mungojnë traditat, sidomos kur bëhet fjalë për heqjen e pemës së Vitit të Ri.

Kjo traditë daton që nga shekulli i katërt, ku shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes).

Kjo mbrëmje gjithashtu njihet si vigjilja e Epifanisë.

Epifania shënon ditën kur tre Mbretërit vizituan foshnjën Jezus dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar.

Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr pemën tuaj.

Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq.

/gazetadita

Lexo edhe:

PAMJE TË RRALLA, SI FESTOHEJ VITI I RI NË KOHËN E ENVER HOXHËS (FOTO)

Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës, dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha.

Në shtëpi apo në lokal, kjo ka qenë dilema e shqiptarëve për natën e ndërrimit të moteve edhe gjatë kohës së diktaturës.

Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë, ka qenë ndryshe. Kryesisht Viti i Ri festohej në Kursalin e famshëm në qendër. Sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga”, të cilat natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre.

Por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult