Nga Grant Hilary Brenner
Keqinformimi është si një sëmundje. Që ta ndalim, duhet ta kuptojmë fillimisht se si përhapet. Ky është çelësi. Duke pasur parasysh mjedisin informativ ku ndodhemi, të paturit kontroll mbi atë që është e vërtetë dhe çfarë është e rreme, nuk është vetëm çështje integriteti dhe morali. Është çështje mbijetese.
Kjo pasi keqinformimi vret njerëz. Informacioni me një cilësi të dobët e minon një vendimmarrje cilësore, duke çuar në përhapjen e sëmundjeve të parandalueshme dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu dëmton programet e shëndetit publik. Vonon ose pengon njohjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve në rritje.
Njerëzit priren t’i “besojnë gënjeshtrat pavarësisht të vërtetës së dukshme”.
Edhe nëse diçka duket sikur mund të jetë e vërtetë dhe në përputhje me vlerat dhe dëshirat e tyre. Për më tepër, ata kanë të ngjarë ta shpërndajnë atë pa pushim në rrjetet sociale. Megjithatë, ka pasur më pak qartësi se cilët faktorë individualë hyjnë në lojë, kur njerëzit vendosin nëse do të angazhohen ose ndajnë postime potencialisht mashtruese në mediat sociale.
Për të kuptuar faktorët shtytës të keqinformimit, Morosoli dhe kolegët kryen një studim të botuara së fundmi në revistën “American Behavioral Scientist”. Ata vëzhguan faktorët socio–demografikë duke përfshirë gjininë, moshën dhe nivelin arsimor; faktorë lejues, si sjellja e mediave sociale, përfshirë, bindjet politike, qëndrueshmërinë e qëndrimeve të dikujt mbi një temë të caktuar; rëndësinë e çështjes në fjalë, së bashku me tiparet përkatëse të personalitetit. Veçanërisht treshen e errët: narcisizmin, sociopatinë dhe makiavelizmin.
Studiuesit anketuan mbi 7,000 njerëz në 6 vende të ndryshme, që të gjitha demokraci perëndimore (Zvicër, Belgjikë, Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA). Ata u fokusuan tek informacioni rreth ndryshimit të klimës, emigracionit dhe Covid-19, që të gjitha çështje sociale polarizuese, dhe që dihet se janë të mbushura me keqinformime.
Pjesëmarrësve në studim iu treguan 3 shembuj postimesh në mediat sociale. Një për secilën çështje. Të dizenjuara enkas që të përmbanin informacione të rreme, duke pasqyruar postimet aktuale. Atyre iu kërkua mendimi për të ndihmuar një portal lajmesh në internet që të verifikonte postimet përpara publikimit.
Njerëzit me arritje më të dobët në shkollë, kishin shumë më shumë gjasa të angazhoheshin në postime
Ata u pyetën se sa gjasa do të kishin të klikonin një postim të caktuar dhe, sa të motivuar do të ishin për ta shpërndarë atë. U anketuan faktorë të ndryshëm demografikë, të qëndrimeve dhe bindjeve politike, duke përdorur shkallët e pranuara të vlerësimit.
Studiuesit zbuluan se burrat, të moshuarit dhe njerëzit me arritje më të dobët në shkollë, kishin shumë më shumë gjasa të angazhoheshin në postimet e shembujve të dhënë. Tiparet e personalitetit të treshes së errët të narcisizmit, psikopatisë dhe makiavelizmit u shoqëruan me një angazhim më të madh me postimet në mediat sociale.
Për më tepër, njerëzit, orientimi politik i të cilëve ishte konservator (kundër liberalëve), kishin më shumë gjasa të angazhoheshin me postimet që u dhanë. Subjektet thanë se kishin më shumë gjasa të shpërndanin postimet e treguara, kur ato ishin në përputhje me qëndrimet dhe besimet e tyre.
Njerëzit që prireshin të angazhoheshin me postime nga miqtë dhe familjarët e tyre, kishin gjithashtu më shumë gjasa që të shpërndanin postime. Ata sugjeronin një efekt social sinergjik. Por pati edhe disa gjetje të nuancuara, që kërkonin një hulumtim të mëtejshëm.
Kjo sugjeron se futja e detajeve pikante në lajmet e mediave sociale, edhe nëse nuk kanë lidhje me çështjet kryesore, mund të përdoret në mënyrë manipuluese për të nxitur angazhimin dhe ndarjen e postimeve të tilla në rrjetet sociale. / “Psychology Today”
ObserverKult
Lexo edhe:
ANDREA BRANDT: KUR ZHYTENI NË “DEPON TUAJ NOSTALGJIKE”…
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: TI IKE UDHËS SË PAFUNDME…
Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.
Lejlekët ikën, fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.
Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.
Ç’të bëj, po them me veten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut.
Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë, e di, do të më ngelet
I ftohtë medalioni i hënës.
ObserverKult