Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën “Titan”, me të cilën këngë do të ngjitet në skenën e Eurovisionit këtë vit për të përfaqësuar Shqipërinë.
Kënga me të cilën fitoi Festivalin e Këngës, “Zemrën n’dorë”, ka ardhur me disa ndryshime në tekst ndërsa ajo ka njoftuar se tash kënga quhet “Titan”.
Këtë e ka bërë me dije vet Besa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar për fansat e krejt ata që besojnë te ajo se do të bëjë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
‘Doja të bëja më të mirën për fansat e mi, veten time, vendin tim dhe këdo që beson në mua! Doja gjithashtu një qasje ndryshe në Eurovision. Cilido qoftë rezultati unë do të bëj më të mirën time për të sjellë performancën më profesionale, të përkushtuar dhe më shpirt në çdo hap”, ka shkruar Kokëdhima.
Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj, ndërsa nën drejtimin e Hasan Kuyucu, kjo këngë ndodhet e plotë në platformën YouTube.
Përndryshe, Besa do të performojë “Titan” në gjysmëfinalen e dytë më 9 maj.
Videon e këngës mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
DËGJOJENI KËNGËN QË DO TA PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION (TEKSTI DHE VIDEO)
Me këngën “Zemrën n’dorë, Besa Kokëdhima do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën fituese në Fest 62 të Besa Kokëdhimës:
Ti më thua jam e çmendur
Detin merre e ma sill një ditë
Nëse do t’ma mbysësh shpirtin
Mos më prit ti, jo më mos më prit
Eja bëje ti, eja bëje ti
Rrugën time e më thuaj ti,
Kur të vrasin ty pas shpine…
Si sheqer në gjak
Në vena më helmove
Pak nga pak si një litar
Në zemër më shtrëngove
Un’ ndërtova urë
Ti e gjun’ me gurë
Mos kërko me ngjit ti gotën
Që ke thy’ dikur
Tekstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:
ObserverKult