Ja si do të jetë Teatri i ri Kombëtar (FOTO)

Me prishjen e godinës ekzistuese, parashikohet që të nisë ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, projekt që ka ndarë në dysh komunitetin e artistëve në vendin tonë.

Projekti i Teatrit të ri është krijuar nga një studio me qendër në Danimarkë, “Bjarke Ingels Group”. Godina e re ofron të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

Hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.

Për herë të parë, gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.
Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj.

Prej tre vitesh, nje pjese e artisteve mbronin godinen e Teatrit duke kërkuar qe ajo te mos prishej. Mirepo disa artiste te tjerë ishin për ndertimin e një godine moderne.
Fillimisht u vendos qe të godina e re të ndertohej nga privati mirepo ky vendim ra pak muaj më pare dhe tani teatri i ri do ndertohet me para publike.