Ja si e shprehnin dashurinë Lasgushi, Migjeni, Çajupi… (Foto)

Në Ditën e të Dashuruarve, dje, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të kremtuar këtë ditë. DPA ka ndarë në rrjetet sociale letrat e dashurisë së disa prej kolosëve të letrave shqipe, Poradecit, Migjenit etj, duke përcjellë pasionin e tyre.

“Përmes letrave, një nga format më të hijshme të shprehjes së ndijimeve, klasikët tanë kanë përjetësuar muzën e veprave të tyre, gruan”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Në përputhje me simbolikën e ditës së Shën Valentinit, DPA sjell një buqetë kartolinash me vargjet e autorëve të mirënjohur, duke ftuar lexuesit të përzgjedhin njërën prej tyre, për t’ia shprehur dashurinë njeriut të zemrës.

DPA shton se, në erën digjitale letrat cilësohen anakronike, por mbeten gjithsesi mënyra më autentike e shprehjes së emocioneve.

Kartolinat e përzgjedhura janë shkruar nga Lasgush Poradeci, Migjeni, Mid’hat Frashëri e Andon Z. Çajupi.

ObserverKult


Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: GJË S’KAM BËRË PËRVEÇ QË KAM VUAJTUR…

Në Romë që nga vitet pesëdhjetë deri më sot, gusht ‘66
Gjë s’kam bërë përveç që kam vuajtur dhe kam punuar gopçarçe.
Mbas atij viti papunësie dhe i dhashë fund asaj jete
jepja mësim në një shkollë të vogël private
për njëzet e shtatë dollarë në muaj.
Në ndërkohë babai im na u ribashku
dhe kurrë nuk folëm mbi arratinë tonë,
times dhe të nënës.
Ishte vaki e rëndomtë, transferim në dy faza.
Jetonim në një shtëpi pa kulm, pa suva,
shtëpi e varfanjakëve në skaj të periferisë së qytetit,
bash afër një burgu.
Verës zonë e stuhisë së pluhurit, dimrit ligatishtë –
Ama ishte Itali, Itali lakuriqe dhe gëluese,
me djemtë e saj, me femrat e veta,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult