Jacques Brel: La chanson des vieux amants/Kënga e dashnorëve të vjetër (teksti në shqip dhe kënga)

Jacques Brel: La chanson des vieux amants

Natyrisht patëm stuhi,
njëzet vjet dashuri,
janë dashuri e çmendur.
 
Mijëra herë more valixhen,  
mijëra herë mora ikjen  
e çdo mobilje kujton,  
n’këtë dhomë pa djep,
për shkëlqimet, shtrëngatat e vjetra
asgjë nuk gjasonte me asgjë.  

Pate humbur shijen e ujit,
Unë atë t’pushtimit.

Po dashuria ime
dashuria ime e ëmbël,
e dhembshur,
e mrekullueshme…
Nga agimi i kthjellët
deri n’fund t’ditës,
t’dua ende,
t’dua…

Njoh t’gjitha magjitë tuaja,
njeh t’gjitha joshjet e mia,
m’ke mbrojtur nga kurthi në kurth,
t’kam humbur hera-herës.

Natyrisht se pate edhe dashnorë t’tjerë
duhej kaluar kohën,
trupi edhe duhej ngazëllyer. 
Po fundja, fundja,
na duhej shumë talent,
për t’u moshuar pa u rritur.

Por dashuria ime,
dashuria ime e ëmbël,
e dhembshur,
e mrekullueshme,
nga agimi i kthjellët,
deri në fund t’ditës.
t’dua ende,
t’dua…

E aq më shumë koha na bën vargane,
e aq më shumë koha na bën vuajtje,
por a nuk është kurthi më i keq,
t’ jetosh në paqe si dashnorë?

Natyrisht se nuk qanë më aq herët,
çjerrem pak më vonë,
mbrojmë më pak fshehtësitë tona,
i japim më pak mundësi rastësisë,
druhemi nga rrjedha e ujit,
por është gjithnjë një luftë e ëmbël.  

Por dashuria ime,
dashuria ime e ëmbël,
e dhembshur,
e mrekullueshme,
nga agimi i kthjellët,
deri në fund t’ditës
t’dua ende,
t’dua…

Në shqip: Çlirim Lazaj

ObserverKult


Dëgjojeni Lara Fabian: Të dua ( Je T’aime) teksti në shqip dhe kënga

Edith Piaf: Jo, nuk pendohem për asgjë (Non, je ne regrette rien )