Jacques Brel: Ne Me Quitte Pa – Mos më braktis, teksti në shqip dhe video

Mos më braktis,
Duhet harruar
Çdo gjë mund t’harrohet
Që tashmë ikë
T’harrojmë kohën
E keqkuptimeve
Dhe kohën e humbur
Që t’dimë se si
T’i harrojmë këto orë
Që vrisnin nganjëherë
Me goditje “përse”-sh
Zemrën e lumturisë
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,

Unë do t’dhuroj
Perla shiu
Që vijnë nga vende
Ku nuk bie shi
Do t’gërmoj dheun
Deri pas vdekjes
Të t’mbuloj trupin
Me flori e dritë
Do t’krijoj një pronë
Me mbret dashurinë
Me mbret ligjin
Me ty mbretëreshë
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis.

Mos më braktis,
Do t’sajoj
Fjalë t’marra
Që do t’kuptosh
Do t’flas
Për ata dashnorët
Që panë dy herë
Zemrat e tyre t’ndezura

Do ta rrëfej
Historinë e atij mbreti
Që vdiq se
S’mundi të t’takoj
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis.

Pamë shpesh
Gulfimin e zjarrit
Të vullkanit t’vjetër
Që e mendonim t’shuar
Thuhet se ishte
Nga tokat e djegura
Që jepnin më shumë grurë
Se prilli më i frytshëm
Dhe kur ra nata
Që qielli t’flakëroj
E kuqja dhe e zeza
Nuk puthiten vallë dot
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,

Mos më braktis,
Se më s’do vajtoj
Se më s’do flas,
Po do t’fshehem
Duke t’shikuar,
Duke vallëzuar e buzëqeshur
Duke t’dëgjuar
duke kënduar e qeshur


Lermë që t’bëhem
hija e hijes tënde,
hija e dorës tënde,
hija e qenit tënd !
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis,
Mos më braktis.

Në shqip: Çlirim Lazaj

/ObserverKult

Kliko edhe:

RUDOLF STAMBOLLA: KAM NJË MALL QË MË DJEG… (TEKSTI DHE VIDEO)

Teksti i këngës “Kam një mall” kënduar nga Rudolf Stambolla në edicionin I të Festivalit të RTSH-ës.

Kam një mall dhe kam një zjarr, që më djeg në krahanuar
Për këtë mall të vashëzo spaska të treguar
Ti je kënga më e plotë, që jehon vashë në jetë
Ti je drita pastërtia, ëmbël si atëhere.

Kliko për më shumë KETU