Jam i humbur mes Stambolli, tu i kërku dy sytë e saj/ Korab Shaqiri i këndon shqiptares së Stambollit

korab shaqiri

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shqiptarja e Stambollit”, kënduar nga Korab Shaqiri.

Teksti: Korab Shaqiri, Pajtim Ropaj

Shqiptarja e Stambollit

Bregut detit Marmara,
Rreth e rreth andej i rashë,
Ma e bukura, o sytë m’i hodhi,
M’humbi e më s’e pash’.

Vetëm hëna e kishte pa,
Rrezja flokun ja kish la,
Ishte e bardhë e sytë s’i deti,
Ah, pikë më mbeti.

Jam nga Drini i bardhë e i zi,
Unë si ti Turqisht nuk di,
M’u afrua e një fjalë m’a foli,
Jam shqiptare prej Stambolli.

Jam i humbur në mes t’Stambollit,
Tu i kërku dy sytë e saj,
Ma e bukura vajzë shqiptare,
Ah shpirtin ma kall’.

Jam i humbur në mes t’Stambollit,
Tu i kërku dy sytë e saj,
Ma e bukura vajzë shqiptare,
Shqip ma thuj një fjalë.

Lyp nëpër kala,
Lyp nëpër çarshi,
Unë i humbur n’mes t’Stambollit,
Digjem vec për ty.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KETU

ObserverKult


Kliko edhe:

ILIR SHAQIRI: HAPI SYTË SE NUK ËSHTË ËNDËRR…(TEKSTI DHE KËNGA)

Ëndërr jete frynë ngadalë,
Çdo kujtim nesër shtegtar,
mua malli por si valë,
më ndez shpirtin prush e zjarr.

Kudo isha prapë u ktheva,
zemra – zemrës përmalluar,
kot m’kërkoni krejt ka isha,
nesër do jem gjelbëruar.

Eja ti dhe njëherë me sytë e zi,
t’luajmë bashkë le t’na e kanë zili,
koha kaloj, ku do jemi,
nesër ku do jemi unë e ti?

M’dridhet zemra kur të shoh ndryshuar,
kur të shoh me ato ndjenja fshehur,
n’sytë e tu më s’shihet e vërteta,
asnjë çast, o engjëll, mos më rri e fjetur.

Tekstin e plotë dhe këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU