Jam inatçor, mendjemadh, xheloz në ekstrem, që dashuron me arsye, jo me ndjenjë

që dashuron

I panjohuri– Përshëndetje. Dua të ta them që në nisje, nuk do të takohemi sot, as nesër, ndoshta asnjëherë. Por bëmë mirë që komunikuam kaq idealisht, pasi gjetëm te njëri-tjetri partnerin shpirtëror që nuk arritëm, siç deshëm, ta bënim real e fizik, pasi ti ishe tashmë ti dhe unë isha tashmë unë; të dy pasqyronim të kaluarën dhe të tashmen tonë me të tjerët, ndaj nuk u kuptuam, nuk u besuam, nuk…
Ky tip jam unë: inatçor si fëmijë, mendjemadh, që dashuron me aryse, jo me ndjenjë, xheloz në ekstrem, shkurt, burrë tipik shqiptar, sa modern në dukje aq arkaik në thelb. Unë nuk arrita të të kuptoja e të të besoja se ti je vërtetë e lirë dhe e disponueshme për t’ju kushtuar një lidhjeje të re, jetësore, për të cilën unë ngulmova.
Më fal në emër të asaj që ndiejmë për njëri-tjetrin, ndonëse nuk më pe kurrë e unë kurrë nuk të preka.
Më beso: të dua dhe do të të dua gjithnjë, kije parasysh këtë. Të uroj të gjesh një njeri shumë më njeri se unë, sepse e meriton. Dua të jesh me e lumtur nga ç’do të bëja unë! Paç fat!
Heshtje
-Shkruaj diçka, të lutem!
-Falemnderit që më do. Falemnderit që të dua!
-Mbase je e fyer, e zhgënjyer, por me këdo do të të kalojë e do të me kuptosh. Qofsh gjithnjë mirë dhe e mirë. Lamtumirë!

Pjesë e shkëputur nga romani “Prerja e një martese të lodhur” nga Rudina Xhunga, Ombra GVG, Tiranë 2014.

ObserverKult

Lexo edhe:

RUDINA XHUNGA: NUK E DUA MË… EDHE NJË DASHURI E KA NJË FUND…