“Jam vetëm… nuk besoj se do ta kem të lehtë të mësohem me këtë jetë…”

Nga Jennie Rooney

“E dashur Xhoanë,

Shkoi dita e parë. Thonë se, në çdo gjë, e para është më e vështira, megjithëse në mendje më vijnë përjashtime të shumta nga kjo rregull, por, tani për tani, le të besojmë se më e keqja ka kaluar. Ende nuk kam filluar të gdhend ditët në hekurin e shtratit, por do të vijë puna edhe aty. Nesër, mbase. Nuk besoj se do ta kem të lehtë të mësohem me këtë jetë. Nuk është mungesa e kushteve, madje më duken më të mira nga ç’kisha pritur. Jam vetëm në qeli e mund të fle ku të dua dhe sigurisht që kam zgjedhur të fle në pjesën sipër. E çuditshme se si u gëzova aq shumë që mund të zgjidhja shtratin sipër. Por dysheku është i fortë dhe batanija e ashpër, fiks si batanije burgu.

Me thënë të drejtën, nuk është humbja e lirisë më e vështira. Gjëja më e vështirë është t’i japësh kuptim kësaj lloj ekzistence, përtej kuptimit tërësisht negativ të ndëshkimit për diçka që nuk e kam bërë.

Sigurisht, e di që duhet të tregohem pozitiv – drejtësia do të triumfojë etj.- dhe ndërkohë të përpiqem ta shoh të gjithë këtë periudhë si një mundësi për të mësuar. Jam regjistruar në një kurs për hidraulikë dhe pas tij do t’i hyj punës me dru. Më ka shkuar mendja të lexoj edhe Biblën dhe Kuranin apo ndonjë libër tjetër fetar.”

(Shkëputur nga libri i Jennie Rooney ‘Xhoana e kuqe )

Përktheu: Ilir Baçi



ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA E KATHARINE HEPBURN PËR SPENCER TRACY: A JE I LUMTUR, MË NË FUND?

Në 10 qershor 1967, Spencer Tracy, një yll i kinemasë së kohës që ishte nominuar për nëntë Oscar si aktori më i mirë gjatë karrierës së tij të spikatur, dy prej të cilëve i fitoi, ndërroi jetë pas një ataku në zemër në shtëpinë që ndante me partneren e tij, aktoren fituese të disa Oscarëve, Katharine Hepburn.

Historia e tyre 26-vjeçare e dashurisë ishte shumë e ndërlikuar, më e pakta prej faktit që Tracy ishte i martuar me një tjetër grua gjatë gjithë kohës – një fakt i sikletshëm, i cili i detyroi ta mbanin të fshehtë këtë fakt përgjatë gjithë jetës së tyre. Pothuaj 18 vjet pas vdekjes së Tracyt, Hepburn i shkruajti këtë letër:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult