Pa ty malli pamëshirshëm po më mbytë dalëngadalë…

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Nga Luan Maloku:

Sonte në këtë natë me shi, dalëngadalë do ta dërmoj, do ta çmontoj e pastaj do ta montoj e gëzoj shpirtin tim, me ty engjëlli im, e qielli le të shembet si të doje para këmbëve tona.
Ai lot i gëzimit, le të përzihet me dallgët e dashurisë, që na kthejnë në të kaluarën kohë, e që më përcjell si hije.
Do të shtrihemi mbi dysheme, mbi madrasën e hollë, si atëhere kur ishim të rinj…të kujtohet sigurisht edhe ty.
Krevati le të ngelet në kujtesë, apo për një takim të ri. Pa ty malli pamëshirshëm po më mbytë dalngadalë….

ObserverKult