Regjisori i mirënjohur, James Cameron, ka thënë që ai e ka paralajmëruar botën për rrezikun nga Inteligjenca Artificiale më 1984, por industria nuk e kishte dëgjuar.
Ai këtë e përmendi gjatë një interviste për CTV News, duke iu referuar filmit fantashkencë, Terminator.
“Ju pata paralajmëruar juve më 1984, por nuk më patët dëgjuar”, ka thënë Cameron.
Mirëpo përpos rrezikut që shfaq IA-ja në industrinë e argëtimit, Cameroni e sheh rrezikun edhe te operacionet ushtarake.
“Mendoj që ne do të futemi në një garë ekuivalente të armëve bërthamore me IA-në, dhe nëse nuk e ndërtojmë, atëherë sigurt do ta ndërtojnë të tjerët, e pastaj do ta eskalojnë”./klankosova
————————————-
Lexo edhe:
A MUND TË VIZITOHEN RRËNOJAT E TITANIKUT NGA NJERËZIT “E THJESHTË”? MËSOJENI PËRGJIGJEN…
Për dekada me radhë, aventurierët kanë paguar shuma marramendëse për të vizituar rrënojat e Titanikut, duke marrë parasysh edhe faktin se kjo ekspeditë mund të shndërrohet në një tragjedi…
Duhen 8 orë dhe 250.000 dollarë për të arritur në atë që ka mbetur nga anija e famshme e Titanikut. Pra, rreth 611.55 km larg bregut të St. John’s, Newfoundland.
Të dielen e kaluar, pesë persona hynë në nëndetësen Titan. Por humbën kontaktin vetëm 1 orë e 45 minuta pas zhytjes në ujë. Kjo duke u zhdukur pikërisht në atë vend ku ndodhi dhe fundosja e Titanikut.
Më shumë se një shekull pas fundosjes së anijes, interesi për Titanikun mbetet i jashtëzakonshëm.
Edhe pse shumica e shuajnë kureshtjen e tyre duke vizituar muzetë, ekspozitat dhe koleksionet e shumta dedikuar kësaj ngjarjeje, të tjerë janë të gatshëm të paguajnë për një biletë dhe ta shohin atë nga afër…
Tekstn e plotë e gjeni KËTU