James Charles penalizohet nga Youtube, ngacmoi të miturit

YouTube ka ka vendosur të mos e paguajë më, përkohësisht, kanalin e influencuesit të bukurisë James Charles. Kjo pasi, në fillim të këtij muaji, ai pranoi se u kishte dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale dy djemve 16-vjeçarë.
Charles shpërndau një video me 25.5 milionë ndjekësit e tij në YouTube. Në video, ai pranoi dy incidente – një vitin e kaluar dhe një tjetër kohët e fundit – ku tha se ishte i vetëdijshëm se personi me të cilin po shkëmbente mesazhe ishte i mitur.
Videoja është parë më shumë se 8.5 milionë herë.

James Charles tha të premten se pas videos ishin publikuar akuza ndaj tij që ishin të rreme dhe për këtë po punonte skuadra e tij ligjore.

YouTube konfirmoi për BBC se 21-vjeçari ishte hequr përkohësisht nga Programi i tyre i Partneritetit. Programi lejon YouTubers-at të monetizojnë përmbajtjen e tyre. Ata nuk thanë për sa kohë do të përjashtohej nga monetizimi kanali i tij.

“Nëse shohim që sjellja e krijuesit brenda dhe / ose jashtë platformës dëmton përdoruesit, komunitetin, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne mund të marrim masa për të mbrojtur komunitetin”, -tha një zëdhënës i YouTube.

Kjo është kompania e dytë që rivlerëson partneritetin e saj me James Charles. Të premten, ai dhe kompania e kozmetikës Morphe njoftuan përfundimin e partneritetit të tyre.