James Joyce: Dashuria ime është një petk i ndritshëm

Dashuria ime është një petk i ndritshëm
midis pemëve të mollës,
ku erërat e hareshme fryjnë me shumë dëshirë
për të më bërë shoqëri.

Atje, ku erërat e gëzueshme qëndrojnë për të mikluar
gjethet e reja teksa kalojnë,
dashuria ime bartet ngadalë, duke u përkulur mbi
hijen e saj në bar.

Dhe aty ku qielli është një kupë blu e zbehtë
mbi tokën e qeshur,
Dashuria ime ecën lehtë, duke mbajtur lart
petkun e saj me dorën e hijshme.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: JAMES JOYCE: SHKO, KËRKOJE ATË