ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija./Gjergj Fishta
Ekzistojnë vetëm dy gjëra: shkenca dhe opinioni. E para sjell dije, e dyta injorancë./Hipokrati
Elementi më i dhunshëm i shoqërisë sonë është injoranca./Emma Goldman
Sa më e madhe injoranca, aq më të ngurta mendimet./Ken Follett
Kur injoranca bëhet një me pushtetin, rezulton të jetë armiku më i madh që drejtësia mund të ketë./ James Arthur Baldwin
Injoranca nuk është faj, por bëhet faji i atyre që ngulin këmbë për të mbetur të tillë./Simonetta Agnello Hornby
Janë të paktë njerëzit që mendojnë, por të gjithë duan të gjykojnë./ Federiku II i Prusisë
Pasiguria e dijes nuk është ndryshe nga siguria e injorancës./ Charles Bukowski
Ndjenja mbush boshllëqet e injorancës./ Eugene Godin
Mendjemadhësia është pjellë e injorancës./ Giuseppe Baretti
Nuk njoh të vërteta absolute, por jam i përvuajtur përballë injorancës sime./Khalil Gibran
ObserverKult
LEXO EDHE: Osho: Për të qenë shëndosh mendërisht, duhet të kalohen shumë çmenduri…