
Janë të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrohen e të mbrojnë.
Ato që kërkojnë gjithnjë më shumë.
Janë gra të vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga të këqinjtë.
Ato që nuk lodhen s‘kërkuari dikë që ja vlen.
Ato që kanë vlerë.
Janë gra të vështira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin ngjitur me lëkurën.
Ato që shohin me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë me ngjyra.
Janë gra të vështira ato që dinë të njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!
Nga: Mara Bagatella
Përktheu: Ilire Zajmi
ObserverKult
lexo edhe:
Ilire Zajmi: Leksion

Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh
në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s‘harron kush je
dashuro një burrë që frymon për ty
je vegim i tij i parë e i fundit
dashuro një burrë që të puth papritur
një burrë të hareshëm që nuk e njeh trishtimin
dashuro një burrë që respekton lirinë tënde
vlerëson zgjedhjet e tua
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult