Identifikohen objektet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës

Si pjesë e aktivitetit “Hartëzimi i turizmit rural në Janjevë” i zbatuar nga OJQ “Ec ma Ndryshe” i mbështetur nga projekti i zbatuar nga UNDP Kosovo “Trashёgimia Kulturore si Nxitёse e Ringjalljes Ekonomike tё Janjevës”, financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe European Union in Kosovo, ka përfunduar hulumtimi në terren për identifikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

“Qëndrojmë të përkushtuar për të ruajtur dhe për të ringjallur trashëgiminë jomateriale të Janjevës dhe për të mbështetur fuqizimin socio-ekonomik të banorëve të saj përmes iniciativave të rrënjosura thellë në trashëgiminë e saj të pasur dhe të prekshme, duke e vendosur Janjevën në hartën e destinacioneve turistike që duhen vizituar”, bëhet me dije në njoftimin e Ministrisë.

Në programin e trajnimit të Guidave Turistike kanë marrë pjesë pesë pjesëmarrës të cilët kanë fituar përvojë në punë dhe po luajnë një rol kryesor në transformimin e Janjevës në një destinacion për vizitorët.

Ndryshe, krejt informacionet e mbledhura do të integrohen në webfaqe duke ofruar njohuri të vlefshme në vendet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që Janjeva ofron për vizitorët.

ObserverKult


Lexo edhe:

RUAJTJA DHE PROMOVIMI I PASURIVE KULTURORE NË JANJEVË, DISKUTOHEN PLANET

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës bëri të ditur se përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, profesionistët e fushës dhe OJQ-të, u takuan për të diskutuar planet efektive për ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në Janjevë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


adriana myrtaj: gruaja

ERDHE VONË, MIKJA IME E MIRË, ERDHE AQ VONË…

Nga Mihallaq Qilleri

Erdhe aq vonë, mikja ime e mirë, erdhe vonë,
Vjeshta po ikën dhe, dhe dimri drithërues po vjen,
Fundvitet gëlltitin njëri-tjetrin dhunshëm pa frikë,
Ndërsa ti troket në një derë të mbuluar nga dëbora,
Mbërthyer pas jetës nuk dua, nuk dua të ik.

Erdhe vonë mikja ime për të kërkuar një dashuri,
Një dashuri të flaktë atje ku zjarret janë shuar tani,
Erdhe vonë mikja ime për të takuar bukuri,
Ndër venat e ftohta tashmë nuk ka më asnjë mëshirë,
Ca më pak për drithërima, ëndrra, lule, dëshirë…

Erdhe vonë mikja ime në jetën e time të shkurtër,
Kur netët pa gjumë zgjaten si mistere surealiste.
Një jetë që ditët i zvarrit si robër lufte nëpër baltë,
Lotët e nxehta e dhimbjet e rinisë vragat kanë lënë
Si rreshta në faqet e librave të mi të vështirë, të ngratë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult