Java e Bibliotekës, ja çfarë aktivitete pati sot

java

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka filluar “Java e Bibliotekës në Kosovë”, edicioni i 19-të me radhë që do të zgjasë deri më 11 shtator

Tema bosht e këtij edicioni është: ‘Dokumentimi i kulturës së emigracionit : koleksionet e shtypura dhe digjitale’, duke u synuar kontribuimi në procesin e dokumentimit të trashëgimisë së emigracionit.

Brenda kësaj jave do të ketë aktiviteteve të ndryshme kulturore e bibliotekare, sesione shkencore nga bibliotekaria, komunikimi, historia, teknologjia informative, referencat, digjitalizimi etj.
Java e Bibliotekës organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në Para-hapje të Javës, u mbajt ligjërata: Koleksionet e veçanta të Bibliotekës: Hartëzimi i muzikës së emigracionit, skllavërisë dhe trashëgimisë me referues Stephanie Sussmeier, Special Collections and Archives Librarian, Assistant Professor Talbott Music Library, Westminster   Choir College of Rider University,  New Jersey, USA. Sesionin e drejtuan Liridon Zekaj & Bukurije Haliti.

Këtë aktivitet mund ta ndiqni duke klikuar në linkun: https://bit.ly/3eqqNWc

Në ceremoninë e hapjes së Javës me fjalime përshendetëse, morën pjesë:

Bardh Rugova, kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,
Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,
Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, dhe Kimete Mitrovica-Basha nga Fondacioni Basha.

Pjesë e agjendës ishte edhe ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Dokumentimi i kulturës së emigracionit: Jeta dhe vepra e Ydriz Bashës”, në të cilën u ekspozuan dokumente nga arkivi i familjes Basha.

Në ditën e parë të Javës së Bibliotekës u zhvillua edhe sesioni “Dokumentimi i kulturës së emigracionit: Ydriz Basha i Novosejt”, në kuadër të të cilit referuan njohës të veprimtarisë së Ydriz Bashës.

Këtë sesion e hapi Kimete Mitrovica-Basha, për të vazhduar me këta referues:

Neritan Ceka, Avni Spahiu, Daut Dauti, Kolë Gjeloshaj, Bernard Nikaj, Fazli Gajraku

Këtë aktivitet mund ta ndiqni duke klikuar në linkun:
https://bit.ly/3Bi9W0U

Po ashtu në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bibliotekës Kombëtare e Kosovës u hap edhe ekspozita “Nënë Tereza në 25 vjetorin e vdekjes”.

U prezentuan fotografi, libra dhe artikuj të Nëna Terezzës ose për të.

Fotografi, libra dhe artikuj të/për Gonxhe Anjezë Bojaxhiu – Nëna Tereze  me kuratorë: Skender Xhukolli & Liridon Zekaj .

Grupi i punës ishin:  Don Lush Gjergji, Fahredin Spahija, Lavdije Rrahmani, Bedrije Mekolli Shqipe Asllani, Hyrije Thaçi ndërsa fjalë rasti mbajtën:

– Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

– Don Lush Gjergji, Këshilltar dhe bashkëpunëtor në Residencë të Ipeshkvisë Prizren – Prishtinë

– Fazli Gajraku, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Pastaj u bë Promovimi i katalogut: Gonxhe Anjezë Bojaxhiu – Nëna Tereze në 25-vjetorin e vdekjes libra e artikuj të gazetave/revistave në koleksionet e BKK-së  dhe

Promovim i katalogut të fotografisë: Gonxhe Anjezë Bojaxhiu – Nëna Tereze në 25-vjetorin e vdekjes, Fotografi nga koleksioni personal i Don Lush Gjergji.

Këtë aktivitet mund ta ndiqni duke klikuar në linkun:
https://bit.ly/3eqqNWc

ObserverKult

NISI JAVA E BIBLIOTEKËS, JA CILI ËSHTË PROGRAMI…