“Java e Bibliotekës në Kosovë”, këto janë aktivitetet që do të mbahen

Sot fillon “Java e Bibliotekave të Kosovës”, e cila do të zgjasë një javë, përkatësisht nga e hëna deri të dielën.

Në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”, në RTV21, Gresë Maliqi tregoi se çfarë e bënë të veçantë këtë javë.

Sipas Maliqit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës është duke realizuar një projekt të historisë gojore, në të cilën janë rrëfimet e të mbijetuarëve të masakrës së Krushës së Madhe, pjesë e së cilës do të jenë 300 intervista që do të realizohen.

“Java e Bibliotekës” do të ketë program të pasuruar më gjëra për të cilat rrallë herë diskutohet por, të cilat janë me shumë rëndësi.

Ndër të tjera, sot do të fillohet me sesione të Dokumentimit të Kujtesës Kombëtare.

“Sot do të jetë edhe një ekspozitë e cila është kujtesa kulinare e Kosovës, ku tek dokumentimi i kujtesës, do të jenë pjesë edhe disa materiale të rëndësisë së madhe, si broshura, posterë, ftesa, të cilat mbesin me një vlerë shumë të madhe edhe pas shumë kohësh”, shtoi Maliqi.

Ajo ndër të tjera tregoi për aktivitetet e javës së Bibliotekës në Kosovë./21Media