Jaysharee Krishnan: Piktorja që portretizoi 105 mjekë

Jaysharee Krishnan është piktorja e cila ka realizuar më shumë se 150 portrete të njerëzve në vijën e parë të fronit me pandeminë me koronavirus.

Sipas saj, secili person i portretizuar nga ajo, tregon një rrëfim përmes syve.

“Secili person e tregon rrëfimin e tij të ngjarjes përmes syve të tij. Qëllimi im ishte që të kapja atë moment”, ka thënë ajo.

Krishnan e cila ka kaluar dy orë me një portretizim ka thënë se pothuajse gjysma e kohës së saj shpenzohet në sytë e të tjerëve, shkruan CNN.

Pothuajse shumica e personave të portretizuar prej që ka nisur pandemia janë doktorë. Infermierë dhe të tjerë që janë përballur të parët me punën e vështirë tash e një vit. Shumica e fytyrave të tyre janë të mbuluara me maska dhe mburoja.

Piktorja Krishnan 50-vjeçare punon nga një studio në Seattle të Shteteve të Bashkuara. Gjithçka nisi me dy portrete të dy kushërinjve të saj të cilët punon 13 orë në ditë. Shtatë ditë të javës në një spital në Michigan. Ajo nuk është ndalur duke portretizuar këdo që kërkon t’ia bëjë një portret. Dhe këto kërkesa vijnë në të shumtën e rasteve nga uebsajti i saj por gjithashtu përmes rrjeteve sociale./konica.al

LEXO EDHE: MIRA MEKSI NË LUFTË ME SËMUNDJEN E RËNDË, MJEKËT E NDALOJNË TË KUROHET JASHTË NËSE NUK BËN VAKSINËN ANTI-COVID